të thyera

OREO prolećne kocke

Koha totale e përgatitjes: 6 orë, 23 racione

Përbërësit
150 g biskota Oreo të thërrmuara imët
¼ filxhanë gjalpë të shkrirë ose margarinë
200 g krem djathi (në temperaturë dhome)
1 filxhanë (200 ml) sheqer
1 lugë çaji pluhur vanilje
1 filxhan pana e thartë
4 vezë
1,5 filxhan pana e ëmbël
Përgatitja
  1. Ngroheni paraprakisht furrën në 160 gradë.
  2. Përzieni biskotat Oreo të thërrmuara imët me gjalpin e shkrirë/margarinën dhe masën hidheni në formën që keni zgjedhur.
  3. Në një tas të madh, përzieni kremin e djathit, sheqerin dhe pluhurin e vaniljes deri sa të arrini një masë të njëtrajtshme. Shtoni panën e thartë dhe përzieni mirë përsëri. Në fund, shtoni një nga një vezët derisa të arrini një përzierje të butë. Hidheni mbi kore në formën e ëmbëlsirës.
  4. Piqeni për 45 minuta në 160 gradë. Lëreni të ftohet plotësisht përpara se të hiqni formën.
  5. Mbajeni në frigorifer për 4 orë. Kur keku të jetë ftohur mirë, hiqeni nga forma dhe dekorojeni me shllak ëmbëlsirash dhe thërrime nga biskotat Oreo.

Shijoni kënaqësitë e Oreo!

Oreo banana mafini

Koha e përgatitjes: 40 min, 12 racione

Përbërësit
1,5 filxhanë (200 ml) miell
2/3 filxhanë sheqer
1 lugë çaji sodë buke
150 g biskota Oreo të thërrmuara imët
1 vezë
½ filxhanë qumësht
½ filxhanë gjalpë të shkrirë
½ lugë çaji pluhur vanilje
1 tas banane të shtypura (2 banane të pjekura të mesme)
Përgatitja
  1. Ngroheni paraprakisht furrën në 200 gradë.
  2. Përzieni miellin, sheqerin dhe sodën e bukës.
  3. Përzieni vezën me gjalpin në një tas me madhësi mesatare dhe më pas shtoni qumështin dhe pluhurin e vaniljes. Hidhini edhe bananet. Më pas, shtoni përbërësit e thatë (miell, sheqer dhe sodë buke) dhe trazojini. Shtoni 130 g biskota Oreo të thërrmuara imët dhe përzieni deri sa të arrini një masë të njëtrajtshme.
  4. Hidheni përzierjen me lugë në shportat e kekut. Spërkatni 20 g e mbetura të biskotave Oreo të thërrmuara imët mbi shportat me brumë keku.
  5. Dekorojini sipas dëshirës.

Shijoni kënaqësitë e Oreo!

Koha e përgatitjes: 30 min. / Koha totale e përgatitjes: 5 orë e 35 min. Racione: 16

Përbërësit
300g biskota Oreo, të copëtuara
3 lugë gjelle gjalpë ose margarinë, të shkrirë
600g krem djathi, të butë
1 filxhan sheqer (200 ml)
1 lugë çaji vanilje
200g çokollatë gatimi gjysmë e ëmbël, e shkrirë dhe e ftohtë
3 vezë
200ml krem pana të shkrirë dhe të rrahur
300g fruta të ndryshme të stinës (luleshtrydhe të prera, kivi të ndarë në feta)
Përgatitja

NGROHNI furrën në rreth 170 ◦C
PËRZIENI biskotat e copëtuara me gjalpin dhe shtrojini mirë në tavë. Piqeni për 10 min.
PËRZIENI kremin e djathit, sheqerin dhe vaniljen me përzierës derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Shtoni vezët, njëra pas tjetrës, duke i përzier mirë derisa të njëtrajtësohen me masën. Hidheni masën mbi biskotat e pjekura.
PIQENI për 45 deri në 55 min ose derisa të marrë ngjyrë. Kaloni thikën rreth tavës për të lëvizur kekun dhe lëreni të ftohet para se ta nxirrni nga tava. Hidhini sipër kremin e panës të ftohtë dhe të rrahur dhe frutat.
Shijoni ëmbëlsirat Oreo! 

Koha e përgatitjes: 35 min. / Koha totale e përgatitjes: 1 orë e 45 min. Racione: 40. 1 bonbone secili racion!

Përbërësit
250 g krem djathi të butë
300g biskota Oreo, të grira imët
150g çokollatë gatimi gjysmë e ëmbël, e shkrirë
1/3 filxhani me dekorime (sheqerka me ngjyra, grimca me ngjyra dhe karamele të vockla të shumëllojshme festive)
150g çokollatë gatimi e bardhë, e shkrirë
Përgatitja

PËRZIENI kremin e djathit dhe copëzat e biskotave derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme; formoni 40 bonbone (2,5 cm) me masën e përftuar. Vendosini bonbonet në një tepsi të shtruar me letër kuzhine. Ngrijini për 10 min.
ZHYTNI gjysmën e bonboneve në çokollatën e shkrirë gjysmë të ëmbël duke i lyer në çdo anë. Vendosini sërish në tepsi dhe spërkatini menjëherë me dekorimet sipas dëshirës për t’i bërë të duken sa më festive.
PËRSËRITNI të njëjtën gjë me bonbonet e mbetura në çokollatën e shkrirë të bardhë dhe shtojini pjesën tjetër të dekorimeve.
FUTINI NË NGRIRJE për një orë ose derisa të jenë forcuar.
Shijoni ëmbëlsirat Oreo! 

Koha e gatimit 30 min. / 4 orë dhe 25 minuta kohëzgjatja totale e përgatitjes

Përbërësit
2 gota biskota të bluara Oreo         
6 lugë gjalpë ose margarinë të shkrirë
2 pako puding çokollate, të përgatitura sipas udhëzimeve në paketim
1 pako me pana per embelsira (250 ml)
1/2 gotë me biskota të thërrmuara Oreo
Përgatitja

Përgatitni pudingun e çokollatës sipas udhëzimit në paketimin e tij.         
Përzini biskotat e bluara Oreo dhe gjalpin dhe vendosini në një kallëp me diametër 23 cm.         
1 1/2 gotë puding të përgatitur hidheni mbi kallëpin e përgatitur me biskotat e bluara Oreo.         
Përzieni pjesën tjetër të pudingut me gjysmën e pakos së panas dhe kremin e përzier përhapeni në mënyrë të barabartë mbi shtresën e pudingut.         
Përzieni pjesën tjetër të panes me biskotën e thërrmuar Oreo dhe përhapeni në një shtresë të tretë mbi tortë.         
Mbajeni në frigorifer për 4 orë ose derisa torta të jetë ngurtësuar.         
Shijoni ëmbëlsirat Oreo! 

Koha e gatimit 5 min. / 5 min kohëzgjatja totale e përgatitjes, 4 porcione

Përbërësit
1 gotë qumësht
2 gota akullore e butë me vanilje
1 gotë me biskota të bluara Oreo , të ndara në 2 pjesë
Përgatitja

Vendosni qumështin, akulloren dhe ½ filxhan biskota të bluara Oreo në blender. Përzieni gjithçka në blender derisa përzierja të bashkohet.         
Ndani sasinë e fituar në 4 gota.         
Mbi milkshejk në secilën gotë hidhni pjesën tjetër të thërrimeve të biskotave Oreo.         
Shërbejeni menjëherë.         
Shijoni ëmbëlsirat Oreo! 

OREO zalogajčići sa puterom od kikirikija

15 min përgatitje / 1 orë e 50 min koha totale e gatimit

Përbërësit
1 kavanoz me gjalpë kikiriku (450 gr)
300 gr sheqer pluhur
150 gr biskota të thyera Oreo
200 gr çokollatë për gatim
Përgatitja

Në një tas me madhësi mesatare, përzieni gjalpin e kikirikut dhe sheqerin pluhurin dhe me rrahës përzieni derisa të formohet një masë kompakte. Përzieni bashkë me biskotat e thyera Oreo.

Me përzierjen e përftuar, krijoni bonbone dhe i vendosni në një tavë të shtruar me letër kuzhine. Vendosini në frigorifer për 1 orë. Ndërkohë, shkrini çokollatën siç udhëzohet në paketë.

Zhysni gjysmën e secilës bonbone në çokollatë, hiqni pjesën e tepërt të çokollatës dhe vendosini përsëri në tavë. I vendosni ne frigorifer për 30 minuta ose derisa çokollata të forcohet. Mbajini në frigorifer dhe shërbejini të ftohta.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

OREO "Granola" kolačići bez pečenja

20 min përgatitje / 2 orë koha totale e gatimit

Përbërësit
2 filxhan tërshërë, të ndarë në 2 pjesë të barabarta (përdorni filxhan 200 ml)
150 gr biskota të thyera Oreo
120 gr boronicë të kuqe
50 ml vaj arrë kokosi të shkrirë
2 lugë mjaltë
1 lugë fara çia
Përgatitja

Në mikser, grini 1 filxhan tërshërë derisa të bëhen të bluara. I kaloni në një tas më të madh për mikrovalë me të gjithë përbërësit e tjerë, së bashku me tërshërën.

I ngrohni në mikrovalë 1 ose 1-1/2 minuta derisa përzierja të jetë e ngrohtë. Pas kësaj, përzieni mirë.

Duke përdorur një lugë, formoni kekë nga përzierja e përftuar më parë. Duhet të përftoni diku te 24 copë.

I vendosni në tavë të shtuar me letër kuzhine me largësi nga njëra tjetra. Shtypini me duar të lagura nga të gjitha anët në mënyrë që të formohet një masë kompakte.

I vendosni ne frigorifer për të paktën 2 orë ose derisa kekët e vegjël të forcohen.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

Oreo štanglice bez pečenja

15 min përgatitje / 1 orë e 15 min koha totale e gatimit

Përbërësit
200 gr tërshërë
100 gr oriz kokërr-gjatë
150 gr biskota të thyera Oreo
50 gr sheqer kaf
60 gr mjaltë
50 gr gjalpë
1/2 lugë ekstrakt vanilje
Përgatitja

Në një tas mesatar, përzieni tërshërën, orizin kokërr-gjatë dhe biskotat e thyera Oreo.

Ne një tigan të vogël të nxehur shumë, ngrohni sheqerin, gjalpin dhe mjaltin dhe prisni derisa të ziejnë duke i trazuar herë pas here. Pas 2 minutash, hiqini nga zjarri dhe i hidhni ekstraktin e vaniljes.

Shtoni përzierjen e ngrohur te përbërësit e thatë që keni shtuar më parë dhe i përzieni mirë të gjitha së bashku. Të gjithë përzierjen hidheni në një tavë 22 cm, të cilën më parë duhet ta keni lyer me gjalpë.

I vendosni në frigorifer për një orë dhe më pas i prisni në shufra në madhësinë që dëshironi.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

OREO puding

15 min përgatitje / 1 orë koha totale e gatimit

Përbërësit
500 gr bukë e vjetër, e prerë në kuba
150 gr biskota të thyera Oreo
2 vezë
400 ml qumësht
60 gr sheqer
60 gr gjalpë ose margarinë
1 lugë ekstrakt vanilje
Përgatitja

Ndizni furrën dhe vendoseni në 180°C

Ne një tas të madh, përzieni copat e bukës me biskotat e thyera Oreo

Ne një tas tjetër, përzieni vezët, sheqerin, gjalpin ose margarinën dhe vaniljen derisa të formohet një masë kompakte. Më pas shtoni bukën me biskotat e thyera Oreo dhe trazojini derisa të formohet një masë kompakte.

Vendosini të gjitha në tavë të lyer më parë me yndyrë dhe i fusni në furrë. Piqeni për 45 deri në 50 minuta, ose derisa të shihni që pjesa e sipërme e pudingut të jetë forcuar. I shërbeni të ngrohta ose të ftohta.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

Këshillë për shërbimin: E shërbeni me një top akulloreje.

OREO karamel jabuke

30 min përgatitje/1 orë e 20 min koha totale e gatimit (5 porcione)

Përbërësit
5 mollë, të lara dhe të thara
400 g karamel
2 lugë ujë
150 gr biskota të thyera Oreo
30 g çokollatë e shkrirë e bardhë
Ngjyrues i verdhë dhe i kuq për torta
Përgatitja

Ne mes të çdo molle, fusni një shkop të hollë.

Në një tigan të nxehtë, vendosni karamelin dhe ujin në temperaturë mesatare të ulët duke i trazuar shpesh derisa karameli të shkrijë plotësisht.

Zhyteni secilën mollë në karamel derisa të mbulohen plotësisht. Nëse do të nevojitet, merrni një lugë dhe shpërndani karamelin sipër mollës për të mbuluar çdo anë. Gjysmën e poshtme të mollëve zhyteni në biskotat e thyera Oreo dhe shtypini me kujdes që biskotat e thyera të ngjiten në karamel. Vendosini në një tavë të mbuluar me letër kuzhine dhe i lini 25 minuta ose derisa karameli të forcohet.

Shkrini çokollatën e bardhë siç udhëzohet në paketë. Hidhni 4 pika ngjyrues të verdhë për torta dhe një të kuqe dhe i lini dhe 15 minuta të tjera derisa të ftohen. Hidhni çokollatën e shkrirë sipër mollëve dhe e lini 10 minuta të ftohet.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo për Halloween!

10 minuta përgatitje/ 4 racione (nga 5 petulla secili)

Përbërësit
Brumë për 20 petulla (i përgatitur vetë ose i gatshëm me paketim)
100 gr copëza biskotash Oreo
Përgatitja

Përgatisni brumin e petullave amerikane sipas mënyrës suaj
ose sipas udhëzimeve në paketim nëse e keni të gatshëm.
Në masën e brumit të petullave, shtoni copëzat e
biskotave Oreo.
Ndërkohë, ngrohni një tigan të lyer me pak vaj, në
temperaturë mesatare.
Petullat mund t’i shoqëroni me akullore, pana për
ëmbëlsira, copëza biskotash Oreo ose pluhur biskotash Oreo.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

Koha e përgatitjes: 10 minuta/ 10 minuta gjithsej /4 racione

Përbërësit
4 lugë gjelle shurup çokollate
100 gr copëza biskotash Oreo
1 filxhan qumësht
2 filxhanë akullore me vanilje
Përgatitja

Vendosni nga një lugë gjelle shurup çokollate në 4 gota të
ndryshme dhe përhapeni mirë Brenda gotave.
Vendosni mënjanë 50 gr copëza biskotash Oreo.
Pjesën e mbetur të copëzave të biskotave përziejeni në një mikser sëbashku me qumështin dhe akulloren derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme.
Masën e përgatitur vendoseni brenda secilës prej katër gotave të lartpërmendura. Në sipërfaqe shtoni copëza biskotash Oreo.
SIDO QË T’I PËRZIENI BASHKË BISKOTAT OREO DHE AKULLOREN, REZULTATI DO TË JETË I MIRË
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

Koha e përgatitjes: 10 minuta/ 10 minuta gjithsej /4 racione

Përbërësit
1 lugë gjelle shurup çokollate
2 lugë gjelle kokërriza sheqeri shumëngjyrësh
300 ml qumësht
600 ml akullore me vanilje
(e shkrirë)
60 gr copëza biskotash Oreo
Përgatitja

Në anët e brendshme të 4 gotave përhapni pak shurup
çokollate.
Në një enë me sipërfaqe të sheshtë vendosni kokërrizte
sheqerit. Vendosni sipërfaqen e secilës gotë mbi enën me
kokërriza në mënyrë që sipërfaqja e gotës të mbuohet
prej tyre.
Në një mikser përzieni sëbashku qumështin, akulloren,
dhe copëzat e biskotave Oreo.
Masën e përftuar shpërndajeni nëpër gotat e përgatitura.
Servireni menjëherë.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

15 minuta për 2 racione

Përbërësit
1 vezë
2 lugë gjelle gjalp i shkrirë
1/4 lugë gjelle vanilje
50 gr miell gruri
50 gr sheqer
50 gr copëza biskotash Oreo
5 kuadrate çokollatë Oreo
Përgatitja

Lyeni me pak gjalp 2 filxhanë të përshtatshëm për mikrovalë.
Në një enë më mahësi mesatare bashkoni tre përbërësit e parë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Shtoni miellin dhe sheqerin dhe përziejini mirë.
Për përdorim të mëvonshëm, vendosni mënjanë një lugë gjelle me copëza biskotash Oreo. Pjesën tjetër të copëzave shtojeni tek masa e përgatitur.
Njërin prej kuadrateve të çokollatës përgjysmojeni në formë diagonale dhe vendoseni mënjanë për përdorim të mëvonshëm. Pjesën e mbetur të çokollatës ndajeni në copëza dhe shtojeni tek masa e përgatitur më lart.
Masën e përftuar, shpërndajeni me lugë tek filxhanët e përshtatshëm për mikrovalë.
Filxhanët vendosini në mikrovalë me temperaturë të lartë për 1 minut dhe 15 sekonda.
Hiqini nga mikrovala dhe lërini të pushojnë për një 1 minut.
Në sipërfaqe vendosni copëzat e ruajtura të çokollatës dhe të biskotave Oreo.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

Priprema 30 min. / ukupno vrijeme izrade 1 h 20 min.

Përbërësit
1 pako me pluhur kakao dhe miell për torta (ose pandispanjë e gatshme)
120 gr çokollatë për gatim
50 gr gjalp i shkrirë
230 gr krem djathi i zbutur
100 gr sheqer
400 ml pana për ëmbëlsirë
150 gr copëza biskotash Oreo
Përgatitja

Përgatisni brumin e kekut (sipas udhëzimeve të paketimit përkatës) dhe vendosini në 2 enë të rrumbullakëta për pjekje. Nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen për rreth 10 minuta. Hiqini me kujdes nga ena dhe vendosini mënjanë të ftohen plotësisht.
Në një enë mesatare për mikrovalë vendosni çokollatën dhe gjalpin dhe ngrohini me temperaturë të lartë për 45 sekonda deri në një minutë ose derisa gjalpi të jetë shkrirë. Trazojeni masën derisa të jetë e njëtrajtshme.
Vendoseni mënjanë për rreth 5 minuta derisa të ftohet.
Ndërkohë, në një enë të madhe, përzieni me mikser kremin e djathit me sheqerin derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Më pas shtoni aty copëzat e biskotave Oreo.
Në një pjatancë, vendosni një nga shtresat e kekëve të përgatitur në fillim dhe mbi të përhapni kremin me copëzat e biskotave Oreo. Shtoni mbi shtresën e kremit, shtresën e dytë të kekut të përgatitur. Në pjesën e sipërme të tortës përhapni çokollatën e shkrirë.
Prisni 10 minuta përpara se ta servirni. Ruajeni në frigorifer.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

10 minuta përgatitje/3 orë e 10 minuta gjithsej

Përbërësit
150 gr copëza biskotash Oreo
950 gr akullore me vanilje
2 filxhanë mjedër e grirë
Përgatitja

Në një enë në formë katrore vendosni një shtresë letër alumini. Mbi të vendosni copëzat e biskotave Oreo.
Shtoni akulloren dhe përhapeni me kujdes për të krijuar një sipërfaqe të njëtrajtshme. Shtoni mjedrën në sipërfaqe dhe mbulojeni me letër alumini.
Vendoseni në frigorifer gjatë gjithë natës.
Nxirreni nga figoriferi 15 minuta para servirjes.
Serviret e ndarë në copëza të vogla.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!