i bluar

Oreo uskršnje zeke

Koha e përgatitjes: 50 min, koha totale e përgatitjes: 2 orë e 10 min, 45 toptha

Përbërësit
250 g krem djathi sipas zgjedhjes suaj
300 g biskota Oreo të thërrmuara imët
alte shkume për dekorim
50 g sheqer
200 g çokollatë të bardhë
ngjyrues për torta (rozë)
Përgatitja
  1. Trazoni kremin e djathit dhe biskotat Oreo të thërrmuara imët deri sa të arrini një përzierje të njëtrajtshme.
  2. Formoni toptha të barabarta dhe vendosini në një tavë për pjekje të shtruar me letër kuzhine. Lërini të ftohen në frigorifer për të paktën 20 minuta.
  3. Hidhini sheqerit disa pika ngjyrues për torta dhe përzieni deri sa ngjyra të bëhet e njëtrajtshme.
  4. Pritini altet e shkumës për së gjati në 6 pjesë pastaj zhyteni çdo pjesë në sheqerin e ngjyrosur nga ana ku e keni prerë.
  5. Shkrini çokollatën e bardhë, lëreni pak të ftohet dhe më pas zhytini topthat një nga një në të, dhe ngjisni menjëherë altet e shkumës për të formuar “veshët”.
  6. Vendosini topthat në letër kuzhine që të ngurtësohen mirë.
  7. Futini në frigorifer.

Shijoni kënaqësitë e Oreo!

Oreo uskršnja jaja

Koha e përgatitjes: 40 min, koha totale e përgatitjes 1 orë e 40 min, 45 toptha

Përbërësit
200 g krem djathi
300 g biskota Oreo të thërrmuara imët
150 g çokollatë të bardhë të shkrirë për gatim
grimca dekorative me forma dhe ngjyra të ndryshme për ëmbëlsira, opsionale
Përgatitja
  1. Trazoni kremin e djathit dhe biskotat Oreo të thërrmuara deri sa të arrini një përzierje të njëtrajtshme. Formoni 45 toptha (në formë veze) dhe vendosini në një letër kuzhine. Lërini në frigorifer për 20 minuta që topthat të ngurtësohen.
  2. Më pas zhytini topthat te çokollata e bardhë e shkrirë, duke i rrotulluar ato në mënyrë që secili topth të mbulohet me çokollatë në mënyrë të njëtrajtshme. Përzieni pjesën tjetër të çokollatës me ngjyruesin për torta dhe hidheni atë në një qese plastike kuzhine me majë të prerë dhe dekoroni “vezët”.
  3. Lërini në frigorifer për të paktën 1 orë ose derisa topthat të ngurtësohen.

Shijoni kënaqësitë e Oreo!

Koha e përgatitjes: 30 min. / Koha totale e përgatitjes: 1 orë e 30 min. Racione: 48, 1 bonbone secili

Përbërësit
1 – 1/2 lugë çaji kafe e bluar, e ndarë
1 lugë çaji ujë
200g krem djathi të butë
300g biskota Oreo të copëtuara imët
1 – 1/2 lugë çaji kanellë e bluar, e ndarë
300g çokollatë gatimi e bardhë, e shkrirë
Përgatitja

SHTONI 1 lugë çaji kafe dhe ujin në një tas të madh dhe përzieni derisa të tretet. Shtoni kremin e djathit, biskotat e copëtuara dhe 1 -1/2 lugë çaji kanellë dhe përzieni mirë. Formoni me masën e përgatitur 48 bonbone.
TRETNI kafen e mbetur me pjesën e pasme të lugës në çokollatën e shkrirë. Zhytni bonbonet në përzierjen e çokollatës dhe vendosini në një shtresë të hollë në tavën me letër kuzhine. Spërkatini me kanellën e mbetur.
LËRINI NË NGRIRJE për 1 orë ose derisa të jenë forcuar.
Shijoni ëmbëlsirat Oreo! 

Koha e përgatitjes: 5 min / Koha totale e përgatitjes: 10 min. Racione: 4

Përbërësit
100g biskota Oreo, grirë trashë
3 filxhanë qumësht
1/2 filxhani shurup çokollate
1/2 luge çaji ekstrakt mente
Përgatitja

PËRZIENI të gjithë përbërësit në përzierës me shpejtësi të lartë derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Hidheni në një tenxhere rreth 2l.
NGROHENI në zjarr mesatar-të lartë derisa të nxehet mirë, duke e trazuar shpesh.
HIDHENI masën në mënyrë të barabartë në 4 filxhanë.
Shijoni ëmbëlsirat Oreo! 

Koha e gatimit 30 min. / 4 orë dhe 30 minuta kohëzgjatja totale e përgatitjes

Përbërësit
1-3/4 gota biskota të bluara Oreo
1/4 gotë me gjalpë ose margarinë të shkrirë
1 1/2 gotë qumësht
1 1/2 gotë ​​salcë për gatim
2 të verdha veze
1/2 gotë sheqer
1/3 gotë niseshte
1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje
30 g gjalpë prerë në kubete
3 banane të pjekura
1 gotë me pana per embelsire
Disa biskota të thyera Oreo për dekor
Përgatitja

Përzieni biskotat e bluara Oreo me gjalpin dhe vendosini në një kallëp me diametër 23 cm.         
Përzieni qumështin, salcën e gatimit?, të verdhat e vezëve, sheqerin dhe niseshtenë në një tenxhere me madhësi mesatare dhe ziejini derisa të gjithë përbërësit të bashkohen dhe niseshteja të tretet plotësisht. Pastaj pllakën e sobës vendoseni në temperaturë mesatare, dhe përzierjen në tenxhere lëreni të vlojë duke e përzier vazhdimisht. Pas 15 minutash, kur përzierja të jetë trashur si një puding, hiqeni nga soba dhe përzieni në ekstraktin e vaniljes dhe kubetat e gjalpit.         
Bananet pritini në feta dhe gjysmën e sasisë vendoseni mbi koret e biskotës Oreo. Mbulojeni me gjysmën e kremit që keni përgatitur më parë, pastaj përsëriteni veprimin për një shtresë të dytë.         
Mbajeni në frigorifer për 4 orë ose derisa torta të jetë ngurtësuar.         
Para se ta shërbeni hidhni mbi të pana per embelsire dhe copëza biskotash të thyera Oreo.         
Shijoni ëmbëlsirat Oreo! 

Koha e gatimit 30 min. / 4 orë dhe 25 minuta kohëzgjatja totale e përgatitjes

Përbërësit
2 gota biskota të bluara Oreo         
6 lugë gjalpë ose margarinë të shkrirë
2 pako puding çokollate, të përgatitura sipas udhëzimeve në paketim
1 pako me pana per embelsira (250 ml)
1/2 gotë me biskota të thërrmuara Oreo
Përgatitja

Përgatitni pudingun e çokollatës sipas udhëzimit në paketimin e tij.         
Përzini biskotat e bluara Oreo dhe gjalpin dhe vendosini në një kallëp me diametër 23 cm.         
1 1/2 gotë puding të përgatitur hidheni mbi kallëpin e përgatitur me biskotat e bluara Oreo.         
Përzieni pjesën tjetër të pudingut me gjysmën e pakos së panas dhe kremin e përzier përhapeni në mënyrë të barabartë mbi shtresën e pudingut.         
Përzieni pjesën tjetër të panes me biskotën e thërrmuar Oreo dhe përhapeni në një shtresë të tretë mbi tortë.         
Mbajeni në frigorifer për 4 orë ose derisa torta të jetë ngurtësuar.         
Shijoni ëmbëlsirat Oreo! 

Koha e gatimit 30 min. / 6 orë dhe 10 minuta kohëzgjatja totale e përgatitjes

Përbërësit
1 1/2 gotë biskota Oreo të bluara
2 lugë gjalpë ose margarinë të shkrirë
1/4 gotë liker bajameje
3 x 225 g djathë krem ​​i zbutur
1 gotë sheqer
1 lugë e vogël me ekstrakt vaniljeje
3 vezë
230 g çokollatë e zezë e shkrirë për gatim
2/3 gota me mjedër të freskët
2 lugë sheqer pluhur
Përgatitja

Ngrohni furrën në 170°C.         
Përzieni biskotat e bluara Oreo me gjalpin, dhe vendoseni në një kallëp me diametër 23 cm. Piqini në furrë të ngrohur paraprakisht për 10 minuta.         
Me mikser përzini djathin krem, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes derisa të bashkohen plotësisht. Gradualisht shtoni çokollatën e shkrirë dhe likerin e bajameve, dhe pastaj 1 nga 1 vezët, duke i përzier lehtë me shpejtësinë më të ngadaltë. Kremin e përgatitur hidheni mbi kallëpin e bërë me biskota Oreo.           
Piqeni më tej për 65-70 minuta në një furrë të ngrohur paraprakisht ose derisa të shihni që cheesecake është ngurtësuar. Me thikë prisni pjesët rreth buzës për t’i ndarë ato nga kallëpi. Lëreni të ftohet plotësisht para se të hiqni kallëpin. Mbajeni në frigorifer për 4 orë.         
Para se ta shërbeni hidhni sheqerin pluhur dhe mjedrat e freskëta.         
Shijoni ëmbëlsirat Oreo! 

Koha e gatimit 30 min. / 6 orë dhe 10 minuta kohëzgjatja totale e përgatitjes

Përbërësit
2 gota biskota të bluara Oreo         
6 lugë gjalpë ose margarinë të shkrirë  
395 g karamel
1/2 gotë qumësht
1 gotë arra të grira
3 x 225 g djathë krem ​​i zbutur
3/4 gotë sheqer
1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje
3 vezë
50-60 g çokollatë e zezë për gatim
Përgatitja

Ngrohni furrën në 170°C.         
Përzieni biskotat e bluara Oreo me gjalpin, dhe vendoseni në një kallëp me diametër 23 cm.         
Në furrën me mikrovalë ngrohni karamelin dhe qumështin në temperaturë të lartë për 3 minuta ose derisa karameli të shkrihet plotësisht, duke e përzier herë pas here. Kur përzierja të jetë shkrirë, shtoni arrat. Derdhni gjysmën e përzierjes mbi një kallëp të bërë me biskotat e bluara Oreo dhe ftoheni në frigorifer për 10 minuta që të ngurtësohet. Pjesën tjetër të karamelit me arra ruajeni në frigorifer për më vonë.         
Me mikser përzini djathin krem, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes derisa të bashkohen plotësisht. Gradualisht shtoni 1 nga 1 vezët, duke i përzier lehtësisht me shpejtësinë më të ngadaltë. Kremin e përgatitur hidheni mbi kallëpin e bërë me karamel.           
Piqeni për 65-70 minuta në një furrë të ngrohur paraprakisht ose derisa të shihni që cheesecake është ngurtësuar. Me thikë prisni pjesët rreth buzës për t’i ndarë ato nga kallëpi. Lëreni të ftohet plotësisht para se të hiqni kallëpin. Mbajeni në frigorifer për 4 orë.         
Në furrën me mikrovalë ngrohni pjesën tjetër të karamelit me arra për rreth 60 sekonda. Përziejeni dhe pastaj pas hidheni sipër cheesecake-ut të përgatitur.         
Shkrini çokollatën sipas udhëzimit në paketim dhe pastaj hidheni atë mbi cheeesecake.         
Shërbejeni menjëherë ose pasi ta keni ftohur edhe një herë.         
Shijoni ëmbëlsirat Oreo!

OREO Cherry bombice

20 min përgatitje / 1 orë e 30 min koha totale e gatimit

Përbërësit
170 gr krem djathi
300 gr biskota të bluara Oreo
30 qershi të karamelizuara
100 gr çokollatë e shkrirë e bardhë
8 pika ngjyrues për torta
2 lugë sheqer
Përgatitja

Përzieni kremin e djathit dhe biskotat e bluara Oreo derisa të formohet një masë kompakte.

Formoni diku tek 30 kallama sheqeri dhe në majën e secilit prej tyre vendosni një qershi të karamelizuar në mënyrë që çdo qershi të jetë e veshur me përzierjen e kremit të djathit dhe biskotave të bluara Oreo. I shtypni pak që fundi i bonboneve të rrafshohet. Vendosini në ngrirje për 10 deri në 15 minuta.

Trazoni çokollatën e shkrirë me ngjyruesin e kuq për torta derisa nga përzierja të përftoni një ngjyrë rozë të lehtë. Secilën bonbone e zhysni në çokollatë nga të gjitha anët. I vendosni në një tavë të shtruar me letër kuzhine dhe i spërkatni me sheqer dhe më pas i vendosni ne frigorifer për të paktën 1 orë derisa të forcohen.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

Oreo kuglice

30 min përgatitje/1 orë e 30 min koha totale e gatimit

Përbërësit
220 gr krem djathi
300 gr biskota të bluara Oreo (50 gr do të shërbejnë për dekorim)
200 gr çokollatë e shkrirë për gatim
Përgatitja

Merrni 250 gr krem djathi së bashku me biskotat e bluara Oreo dhe i përzieni derisa të formohet një masë kompakte.

Më pas formoni me to bonbone diku te 2.5 cm dhe më pas i zhysni në çokollatën e shkrirë.

I vendosni në tavë me letër kuzhine dhe secilën nga bonbonet e spërkatni me 50 gr biskota të bluara Oreo që kishit lënë mënjanë për dekorim.

I vendosni ne frigorifer për të paktën 1 orë ose derisa bonbonet të forcohen.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

Oreo slatke rolnice

15 minuta përgatitje / 30 minuta koha totale e gatimit

Përbërësit
150 gr biskota të bluara Oreo
220 gr krem djathi
50 gr sheqer
1 e verdhë veze
12 feta buke të bardhë (hiqni koren e bukës)
3 lugë gjalpë i tretur
Përgatitja

Ndizni furrën dhe vendoseni në 180°C

Në një tas me madhësi të mesme, përzieni kremin e djathit, sheqerin dhe të verdhën e vezës dhe vazhdoni ta trazoni derisa të përzihen. Me lëvizje të lehta, përzieni biskotat e bluara Oreo.

Me një rrahës, sheshoni dhe shtroni copat e bukës, më pas te secila fetë buke vendosni një lugë gjellë nga kremi i djathit i përzierë. Filloni nga pjesa më e vogël dhe bëni të njëjtën gjë me të gjitha fetat. Secilën nga roletë i lyeni me gjalpë të shkrirë nga te gjitha anët e më pas i zhysni në biskotat e bluara Oreo.

Roletë i ndani në gjysmë dhe kur ti vendosni për ti pjekur përdorni letër kuzhine.

Piqeni për 12 minuta në furrë të ngrohur më parë ose deri në momentin që shihni se roletë janë fryrë. Shërbejini të ngrohta.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

OREO mafini u obliku slepog miša

20 min përgatitje /1 orë e 20 min koha totale e gatimit (24 kekë)

Përbërësit
1 pako me kekë me çokollatë
32 biskota OREO të ndara përgjysmë
120 gr çokollatë për gatim
50 gr gjalpë
50 gr biskota të bluara Oreo
48 karamele të rrumbullakëta në ngjyrë jeshile
1 lugë me thërrime të kuqe për dekorim
Përgatitja

Përgatisni kekët sipas udhëzimeve në paketë. Pasi të jenë pjekur, lërini të ftohen për 10 minuta dhe më pas i nxirrni dhe i vendosni në një tavë që të ftohen.

Ndërkohë, ndani 24 biskotat Oreo vertikalisht përgjysmë dhe i vendosni mënjanë. Pjesën e mbetur të biskotave i ndani si me sipër dhe me secilën ndarje formoni 3 trekëndësha të barabartë.

Në një tas me madhësi mesatare të përshtatshëm për në mikrovalë, shkrini çokollatën dhe gjalpin për 45 sek deri në një minutë në temperaturë të lartë. E përzieni mirë derisa çokollata të jetë shkrirë plotësisht dhe e lini 5 minuta të ftohet.

Vendosni karamelet dekorative mbi kekët, hidhni biskotat e bluara Oreo, i dekoroni kekët në mënyrë që copat e thërrmuara të ngjiten dhe të duken si krahë, ndërsa trekëndëshat i vendosni që të duken si veshë, siç tregohet në foto.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo për Halloween!

OREO mumije

40 min përgatitje/2 orë koha totale e gatimit (48 mumie Oreo)

Përbërësit
220 gr krem djathi
300 gr biskota të bluara Oreo
400 gr çokollatë, e ndarë në 2 pjesë të barabarta
3 lugë me karamele të vogla të zeza, në formën e topave të vegjël
Përgatitja

Përzieni kremin e djathit me biskotat e bluara Oreo. Kur të jetë formuar një masë tërësisht kompakte, krijoni 48 bonbone të vogla diku te 2.5 cm dhe i vendosni në një tavë të mbuluar me letër kuzhine. Vendosini në frigorifer për 20 minuta.

Shkrini 350 gr çokollatë të bardhë, siç udhëzohet në paketë. Secilën bonbone zhyteni në çokollatë të shkrirë në mënyrë që të mbulohet nga të gjitha anët. Vendosini përsëri në tavën e shtruar me letër kuzhine dhe futini në frigorifer për 15 minuta ose derisa të forcohen.

Gjatë kësaj kohe, shkrini pjesën e mbetur të çokollatës së bardhë dhe shtoni çokollatën e mbetur që përdorët për të zhytur bonbonet. Të gjithë masën futeni në një qese plastike me një mekanizëm mbylljeje. Nxirrni të gjithë ajrin nga qesja dhe prisni majën në njërën nga 2 qoshet në pjesën e poshtme. Nëpërmjet kësaj vrime, shtrydhni çokollatën mbi bonbone në drejtime të ndryshme që të ngjajnë si mumie, siç tregohet në foto. I vendosni 2 karamele secilës bonbone që të ngjajnë si sy.

Vendosini ne frigorifer për 1 orë ose derisa të forcohen. Pasi të keni ngrënë, vendoseni në frigorifer.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo për Halloween!

OREO slatke bundevice

20 min përgatitje /1 orë e 30 min koha totale e gatimit (për 48 copë)

Përbërësit
220 gr krem djathi
300 gr biskota të bluara Oreo
1 lugë gjelle erëza kungulli (kanellë, arrë myshk, xhenxhefil, karafil)
340 gr çokollatë e shkrirë e bardhë 
170 gr sheqer kristal
Ngjyrues portokalli për torta
12 çibukë me kripë, secili i ndarë në 4 pjesë
Përgatitja

Përzieni kremin e djathit, biskotat e bluara Oreo dhe sodën derisa të formohet një masë kompakte. Nga kjo përzierje, formoni 48 bonbone.

Secilën nga bonbonet e zhysni në çokollatë të shkrirë duke e mbuluar nga të gjitha anët me sheqer dhe të bëni të njëjtën gjë kur ta zhysni në sheqer, të cilit i keni shtuar ngjyruesin portokalli për torta. Çdo bonbone e vendosni në një tavë të mbuluar me letër kuzhine. Ne secilin prej bonboneve, vendosni po 1 copë çibuk të kripur, i cili do të duket si bishti i kungullit.

I vendosni ne frigorifer për 1 orë ose derisa të forcohen.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo për Halloween!

 

30 minuta përgatitje/5 orë gjithsej

Përbërësit
150 gr pluhur biskotash Oreo
60 gr gjalp ose margarinë e shkrirë
200 gr çokollatë e bardhë për gatim e ndarë në dy pjesë të barabarta
400 gr krem djathi
100 gr sheqer
1 lugë gjelle vanilje
2 vezë
100 gr reçel mjedre
Përgatitja

Ngrohni furrën në 180 C.
Përzieni pluhurin e biskotave Oreo me gjalpin dhe vendosini në një enë pjekjeje në formë katrore me përmasa 23 cm. Përgatisni gjysmën e çokollatës së shkrirë.
Në një enë të madhe përzieni me mikser kremin e djathit me sheqerin e aniljen derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Shtoni çokollatën e shkrirë dhe përzieni sërish. Shtoni vezët njëra pas tjetrës dhe trazojini vazhdimisht me shpejtësi të ulët derisa masa e përftuar të jetë e njëtratshme.
Vendoseni mbi brumin e përgatitur me pluhurin e biskotave Oreo.
Vendoseni në furrë për rreth 25 deri në 28 minuta ose derisa pjesa qëndrore e ëmbëlsirës të jetë e pjekur. Vendoseni mënjanë të ftohet për rreth 5 minuta
dhe më pas përhapni mbi sipërfaqen e tortës reçelin e mjedrës.
Përgatisni pjesën e mbetur të çokollatës së shkrirë dhe shtojeni mbi sipërfaqe.
Vendoseni tortën mënjanë derisa të ftohet plotësisht e më pas kalojeni në frigorifer për rreth orë.
Serviret e ftohtë.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

15 minuta përgatitje/40 minuta gjithsej

Përbërësit
3 të bardha veze
150 gr sheqer
1 lugë gjelle pluhur pjekjeje
150 gr pluhur biskotash Oreo
200 ml pana për ëmbëlsira
150 gr luleshtrydhe
150 gr boronicë
Përgatitja

Trazoni të bardhat e vezës në mikser. Shtoni aty gradualisht
sheqerin e përzier me pluhurin pjekës derisa të përftohet një
masë e njëtrajtshme. Shtoni pluhurin e biskotave Oreo.
Masën e përftuar përhapeni mbi pandispanjë dhe vendoseni
në një enë për pjekje, te lyer me pak vaj, me përmasa 22 cm.
Vendoseni në furrë me temperaturë 180 C për 25 deri në 30
minuta se derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.
Vendoseni mënjanë të ftohet plotësisht.
Dekorojeni sipërfaqen me fruta pylli.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

30 minuta/1 orë gjithsej

Përbërësit
300 gr pluhur biskotash Oreo
2 gr gjalp ose margarinë e shkrirë
4 pako (250 gr secila) krem djathi i zbutur
120 gr sheqer
2 luge gjelle miell
400 gr çokollatë për gatim, e shkrirë dhe e lënë mënjanë
1 lugë gjelle vanilje
4 vezë
1 lugë gjelle sheqer pluhur
1/3 filxhan fruta pylli
Përgatitja

Ngrohni furrën në 160 C.
Përzieni bashkë pluhurin e biskotave oreo me gjalpin. Vendosini ne një enë pjekjeje me bazë 22 cm dhe vendosini në furrë për 10 minuta. Ndërkohë, perzieni tre përbërësit e tjerë në mikser deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme.
Shtoni çokollatën e shkrirë dhe përzieni sërish. Shtoni njëra pas tjetrës vezët duke i trazuar vazhdimisht me shpejtësi të ulët derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Masën e krijuar vendoseni mbi pluhurin e biskotave të përgatitur në fillim.
Vendoseni ëmbëlsirën në furrë për 55 minuta deri në një orë ose derisa pjesa qëndore të jetë pjekur mjaftueshëm. Kaloni thikën në pjesën anësore të enës së
pjekjes në mënyrë që masa të mos fryhet. Lëreni të ftohet mirë përpara se ta hiqni nga ena. Vendoseni në frigorifer për rreth 4 orë.
Përpara servirjes mbulojeni ëmbëlsirën me sheqer pluhur dhe fruta pylli.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

15 minuta/2 orë e 15 minuta gjithsej

Përbërësit
4 banane të ndara në gjysmë për së gjati
150 gr pluhur biskotash Oreo
2 lugë gjelle kokërrizash sheqeri shumëngjyrësh
150 gr gjalp kikiriku
Përgatitja

Vendosini bananet në shkopinj druri dhe lërini mënjanë.
Përzieni pluhurin e biskotave Oreo me sheqerin
shumëngjyrësh dhe lërini mënjanë.
Mbuloni bananet me gjalp kikiriku. Më pas, rrotullojini ato në
pëzierjen e pluhurit të biskotave dhe sheqerit.
Mbështillni secilën me një letër mbështjellëse prej plastike.
Vendosini për rreth 2 orë në frigorifer. Hiqini nga frigoriferi
10 minuta para servirjes.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!