Cheesecake Oreo suprem

Koha e gatimit 30 min. / 6 orë dhe 10 minuta kohëzgjatja totale e përgatitjes

Përbërësit
2 gota biskota të bluara Oreo         
6 lugë gjalpë ose margarinë të shkrirë  
395 g karamel
1/2 gotë qumësht
1 gotë arra të grira
3 x 225 g djathë krem ​​i zbutur
3/4 gotë sheqer
1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje
3 vezë
50-60 g çokollatë e zezë për gatim
Përgatitja

Ngrohni furrën në 170°C.         
Përzieni biskotat e bluara Oreo me gjalpin, dhe vendoseni në një kallëp me diametër 23 cm.         
Në furrën me mikrovalë ngrohni karamelin dhe qumështin në temperaturë të lartë për 3 minuta ose derisa karameli të shkrihet plotësisht, duke e përzier herë pas here. Kur përzierja të jetë shkrirë, shtoni arrat. Derdhni gjysmën e përzierjes mbi një kallëp të bërë me biskotat e bluara Oreo dhe ftoheni në frigorifer për 10 minuta që të ngurtësohet. Pjesën tjetër të karamelit me arra ruajeni në frigorifer për më vonë.         
Me mikser përzini djathin krem, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes derisa të bashkohen plotësisht. Gradualisht shtoni 1 nga 1 vezët, duke i përzier lehtësisht me shpejtësinë më të ngadaltë. Kremin e përgatitur hidheni mbi kallëpin e bërë me karamel.           
Piqeni për 65-70 minuta në një furrë të ngrohur paraprakisht ose derisa të shihni që cheesecake është ngurtësuar. Me thikë prisni pjesët rreth buzës për t’i ndarë ato nga kallëpi. Lëreni të ftohet plotësisht para se të hiqni kallëpin. Mbajeni në frigorifer për 4 orë.         
Në furrën me mikrovalë ngrohni pjesën tjetër të karamelit me arra për rreth 60 sekonda. Përziejeni dhe pastaj pas hidheni sipër cheesecake-ut të përgatitur.         
Shkrini çokollatën sipas udhëzimit në paketim dhe pastaj hidheni atë mbi cheeesecake.         
Shërbejeni menjëherë ose pasi ta keni ftohur edhe një herë.         
Shijoni ëmbëlsirat Oreo!