Kek me copëza biskotash
Oreo dhe çokollatë

Priprema 30 min. / ukupno vrijeme izrade 1 h 20 min.

Përbërësit
1 pako me pluhur kakao dhe miell për torta (ose pandispanjë e gatshme)
120 gr çokollatë për gatim
50 gr gjalp i shkrirë
230 gr krem djathi i zbutur
100 gr sheqer
400 ml pana për ëmbëlsirë
150 gr copëza biskotash Oreo
Përgatitja

Përgatisni brumin e kekut (sipas udhëzimeve të paketimit përkatës) dhe vendosini në 2 enë të rrumbullakëta për pjekje. Nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen për rreth 10 minuta. Hiqini me kujdes nga ena dhe vendosini mënjanë të ftohen plotësisht.
Në një enë mesatare për mikrovalë vendosni çokollatën dhe gjalpin dhe ngrohini me temperaturë të lartë për 45 sekonda deri në një minutë ose derisa gjalpi të jetë shkrirë. Trazojeni masën derisa të jetë e njëtrajtshme.
Vendoseni mënjanë për rreth 5 minuta derisa të ftohet.
Ndërkohë, në një enë të madhe, përzieni me mikser kremin e djathit me sheqerin derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Më pas shtoni aty copëzat e biskotave Oreo.
Në një pjatancë, vendosni një nga shtresat e kekëve të përgatitur në fillim dhe mbi të përhapni kremin me copëzat e biskotave Oreo. Shtoni mbi shtresën e kremit, shtresën e dytë të kekut të përgatitur. Në pjesën e sipërme të tortës përhapni çokollatën e shkrirë.
Prisni 10 minuta përpara se ta servirni. Ruajeni në frigorifer.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!