Torta e Ëngjëllit me pluhur biskotash Oreo

15 minuta përgatitje/40 minuta gjithsej

Përbërësit
3 të bardha veze
150 gr sheqer
1 lugë gjelle pluhur pjekjeje
150 gr pluhur biskotash Oreo
200 ml pana për ëmbëlsira
150 gr luleshtrydhe
150 gr boronicë
Përgatitja

Trazoni të bardhat e vezës në mikser. Shtoni aty gradualisht
sheqerin e përzier me pluhurin pjekës derisa të përftohet një
masë e njëtrajtshme. Shtoni pluhurin e biskotave Oreo.
Masën e përftuar përhapeni mbi pandispanjë dhe vendoseni
në një enë për pjekje, te lyer me pak vaj, me përmasa 22 cm.
Vendoseni në furrë me temperaturë 180 C për 25 deri në 30
minuta se derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.
Vendoseni mënjanë të ftohet plotësisht.
Dekorojeni sipërfaqen me fruta pylli.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!