Oreo štanglice bez pečenja

Shufra Oreo pa pjekje

15 min përgatitje / 1 orë e 15 min koha totale e gatimit

Përbërësit
200 gr tërshërë
100 gr oriz kokërr-gjatë
150 gr biskota të thyera Oreo
50 gr sheqer kaf
60 gr mjaltë
50 gr gjalpë
1/2 lugë ekstrakt vanilje
Përgatitja

Në një tas mesatar, përzieni tërshërën, orizin kokërr-gjatë dhe biskotat e thyera Oreo.

Ne një tigan të vogël të nxehur shumë, ngrohni sheqerin, gjalpin dhe mjaltin dhe prisni derisa të ziejnë duke i trazuar herë pas here. Pas 2 minutash, hiqini nga zjarri dhe i hidhni ekstraktin e vaniljes.

Shtoni përzierjen e ngrohur te përbërësit e thatë që keni shtuar më parë dhe i përzieni mirë të gjitha së bashku. Të gjithë përzierjen hidheni në një tavë 22 cm, të cilën më parë duhet ta keni lyer me gjalpë.

I vendosni në frigorifer për një orë dhe më pas i prisni në shufra në madhësinë që dëshironi.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!