Oreo slatke rolnice

Role të ëmbla Oreo

15 minuta përgatitje / 30 minuta koha totale e gatimit

Përbërësit
150 gr biskota të bluara Oreo
220 gr krem djathi
50 gr sheqer
1 e verdhë veze
12 feta buke të bardhë (hiqni koren e bukës)
3 lugë gjalpë i tretur
Përgatitja

Ndizni furrën dhe vendoseni në 180°C

Në një tas me madhësi të mesme, përzieni kremin e djathit, sheqerin dhe të verdhën e vezës dhe vazhdoni ta trazoni derisa të përzihen. Me lëvizje të lehta, përzieni biskotat e bluara Oreo.

Me një rrahës, sheshoni dhe shtroni copat e bukës, më pas te secila fetë buke vendosni një lugë gjellë nga kremi i djathit i përzierë. Filloni nga pjesa më e vogël dhe bëni të njëjtën gjë me të gjitha fetat. Secilën nga roletë i lyeni me gjalpë të shkrirë nga te gjitha anët e më pas i zhysni në biskotat e bluara Oreo.

Roletë i ndani në gjysmë dhe kur ti vendosni për ti pjekur përdorni letër kuzhine.

Piqeni për 12 minuta në furrë të ngrohur më parë ose deri në momentin që shihni se roletë janë fryrë. Shërbejini të ngrohta.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!