Bonbone festive me Oreo

Koha e përgatitjes: 35 min. / Koha totale e përgatitjes: 1 orë e 45 min. Racione: 40. 1 bonbone secili racion!

Përbërësit
250 g krem djathi të butë
300g biskota Oreo, të grira imët
150g çokollatë gatimi gjysmë e ëmbël, e shkrirë
1/3 filxhani me dekorime (sheqerka me ngjyra, grimca me ngjyra dhe karamele të vockla të shumëllojshme festive)
150g çokollatë gatimi e bardhë, e shkrirë
Përgatitja

PËRZIENI kremin e djathit dhe copëzat e biskotave derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme; formoni 40 bonbone (2,5 cm) me masën e përftuar. Vendosini bonbonet në një tepsi të shtruar me letër kuzhine. Ngrijini për 10 min.
ZHYTNI gjysmën e bonboneve në çokollatën e shkrirë gjysmë të ëmbël duke i lyer në çdo anë. Vendosini sërish në tepsi dhe spërkatini menjëherë me dekorimet sipas dëshirës për t’i bërë të duken sa më festive.
PËRSËRITNI të njëjtën gjë me bonbonet e mbetura në çokollatën e shkrirë të bardhë dhe shtojini pjesën tjetër të dekorimeve.
FUTINI NË NGRIRJE për një orë ose derisa të jenë forcuar.
Shijoni ëmbëlsirat Oreo!