OREO puding

Puding OREO

15 min përgatitje / 1 orë koha totale e gatimit

Përbërësit
500 gr bukë e vjetër, e prerë në kuba
150 gr biskota të thyera Oreo
2 vezë
400 ml qumësht
60 gr sheqer
60 gr gjalpë ose margarinë
1 lugë ekstrakt vanilje
Përgatitja

Ndizni furrën dhe vendoseni në 180°C

Ne një tas të madh, përzieni copat e bukës me biskotat e thyera Oreo

Ne një tas tjetër, përzieni vezët, sheqerin, gjalpin ose margarinën dhe vaniljen derisa të formohet një masë kompakte. Më pas shtoni bukën me biskotat e thyera Oreo dhe trazojini derisa të formohet një masë kompakte.

Vendosini të gjitha në tavë të lyer më parë me yndyrë dhe i fusni në furrë. Piqeni për 45 deri në 50 minuta, ose derisa të shihni që pjesa e sipërme e pudingut të jetë forcuar. I shërbeni të ngrohta ose të ftohta.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!

Këshillë për shërbimin: E shërbeni me një top akulloreje.