Oreo tortë me banane

Koha e gatimit 30 min. / 4 orë dhe 30 minuta kohëzgjatja totale e përgatitjes

Përbërësit
1-3/4 gota biskota të bluara Oreo
1/4 gotë me gjalpë ose margarinë të shkrirë
1 1/2 gotë qumësht
1 1/2 gotë ​​salcë për gatim
2 të verdha veze
1/2 gotë sheqer
1/3 gotë niseshte
1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje
30 g gjalpë prerë në kubete
3 banane të pjekura
1 gotë me pana per embelsire
Disa biskota të thyera Oreo për dekor
Përgatitja

Përzieni biskotat e bluara Oreo me gjalpin dhe vendosini në një kallëp me diametër 23 cm.         
Përzieni qumështin, salcën e gatimit?, të verdhat e vezëve, sheqerin dhe niseshtenë në një tenxhere me madhësi mesatare dhe ziejini derisa të gjithë përbërësit të bashkohen dhe niseshteja të tretet plotësisht. Pastaj pllakën e sobës vendoseni në temperaturë mesatare, dhe përzierjen në tenxhere lëreni të vlojë duke e përzier vazhdimisht. Pas 15 minutash, kur përzierja të jetë trashur si një puding, hiqeni nga soba dhe përzieni në ekstraktin e vaniljes dhe kubetat e gjalpit.         
Bananet pritini në feta dhe gjysmën e sasisë vendoseni mbi koret e biskotës Oreo. Mbulojeni me gjysmën e kremit që keni përgatitur më parë, pastaj përsëriteni veprimin për një shtresë të dytë.         
Mbajeni në frigorifer për 4 orë ose derisa torta të jetë ngurtësuar.         
Para se ta shërbeni hidhni mbi të pana per embelsire dhe copëza biskotash të thyera Oreo.         
Shijoni ëmbëlsirat Oreo!