OREO mumije

Mumie OREO

40 min përgatitje/2 orë koha totale e gatimit (48 mumie Oreo)

Përbërësit
220 gr krem djathi
300 gr biskota të bluara Oreo
400 gr çokollatë, e ndarë në 2 pjesë të barabarta
3 lugë me karamele të vogla të zeza, në formën e topave të vegjël
Përgatitja

Përzieni kremin e djathit me biskotat e bluara Oreo. Kur të jetë formuar një masë tërësisht kompakte, krijoni 48 bonbone të vogla diku te 2.5 cm dhe i vendosni në një tavë të mbuluar me letër kuzhine. Vendosini në frigorifer për 20 minuta.

Shkrini 350 gr çokollatë të bardhë, siç udhëzohet në paketë. Secilën bonbone zhyteni në çokollatë të shkrirë në mënyrë që të mbulohet nga të gjitha anët. Vendosini përsëri në tavën e shtruar me letër kuzhine dhe futini në frigorifer për 15 minuta ose derisa të forcohen.

Gjatë kësaj kohe, shkrini pjesën e mbetur të çokollatës së bardhë dhe shtoni çokollatën e mbetur që përdorët për të zhytur bonbonet. Të gjithë masën futeni në një qese plastike me një mekanizëm mbylljeje. Nxirrni të gjithë ajrin nga qesja dhe prisni majën në njërën nga 2 qoshet në pjesën e poshtme. Nëpërmjet kësaj vrime, shtrydhni çokollatën mbi bonbone në drejtime të ndryshme që të ngjajnë si mumie, siç tregohet në foto. I vendosni 2 karamele secilës bonbone që të ngjajnë si sy.

Vendosini ne frigorifer për 1 orë ose derisa të forcohen. Pasi të keni ngrënë, vendoseni në frigorifer.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo për Halloween!