OREO mafini u obliku slepog miša

Kekë OREO në formën e lakuriqëve të natës

20 min përgatitje /1 orë e 20 min koha totale e gatimit (24 kekë)

Përbërësit
1 pako me kekë me çokollatë
32 biskota OREO të ndara përgjysmë
120 gr çokollatë për gatim
50 gr gjalpë
50 gr biskota të bluara Oreo
48 karamele të rrumbullakëta në ngjyrë jeshile
1 lugë me thërrime të kuqe për dekorim
Përgatitja

Përgatisni kekët sipas udhëzimeve në paketë. Pasi të jenë pjekur, lërini të ftohen për 10 minuta dhe më pas i nxirrni dhe i vendosni në një tavë që të ftohen.

Ndërkohë, ndani 24 biskotat Oreo vertikalisht përgjysmë dhe i vendosni mënjanë. Pjesën e mbetur të biskotave i ndani si me sipër dhe me secilën ndarje formoni 3 trekëndësha të barabartë.

Në një tas me madhësi mesatare të përshtatshëm për në mikrovalë, shkrini çokollatën dhe gjalpin për 45 sek deri në një minutë në temperaturë të lartë. E përzieni mirë derisa çokollata të jetë shkrirë plotësisht dhe e lini 5 minuta të ftohet.

Vendosni karamelet dekorative mbi kekët, hidhni biskotat e bluara Oreo, i dekoroni kekët në mënyrë që copat e thërrmuara të ngjiten dhe të duken si krahë, ndërsa trekëndëshat i vendosni që të duken si veshë, siç tregohet në foto.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo për Halloween!