OREO karamel jabuke

Mollë e karamelizuar OREO

30 min përgatitje/1 orë e 20 min koha totale e gatimit (5 porcione)

Përbërësit
5 mollë, të lara dhe të thara
400 g karamel
2 lugë ujë
150 gr biskota të thyera Oreo
30 g çokollatë e shkrirë e bardhë
Ngjyrues i verdhë dhe i kuq për torta
Përgatitja

Ne mes të çdo molle, fusni një shkop të hollë.

Në një tigan të nxehtë, vendosni karamelin dhe ujin në temperaturë mesatare të ulët duke i trazuar shpesh derisa karameli të shkrijë plotësisht.

Zhyteni secilën mollë në karamel derisa të mbulohen plotësisht. Nëse do të nevojitet, merrni një lugë dhe shpërndani karamelin sipër mollës për të mbuluar çdo anë. Gjysmën e poshtme të mollëve zhyteni në biskotat e thyera Oreo dhe shtypini me kujdes që biskotat e thyera të ngjiten në karamel. Vendosini në një tavë të mbuluar me letër kuzhine dhe i lini 25 minuta ose derisa karameli të forcohet.

Shkrini çokollatën e bardhë siç udhëzohet në paketë. Hidhni 4 pika ngjyrues të verdhë për torta dhe një të kuqe dhe i lini dhe 15 minuta të tjera derisa të ftohen. Hidhni çokollatën e shkrirë sipër mollëve dhe e lini 10 minuta të ftohet.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo për Halloween!