Milkshake e shtresëzuar
me copëza biskotash Oreo

Koha e përgatitjes: 10 minuta/ 10 minuta gjithsej /4 racione

Përbërësit
4 lugë gjelle shurup çokollate
100 gr copëza biskotash Oreo
1 filxhan qumësht
2 filxhanë akullore me vanilje
Përgatitja

Vendosni nga një lugë gjelle shurup çokollate në 4 gota të
ndryshme dhe përhapeni mirë Brenda gotave.
Vendosni mënjanë 50 gr copëza biskotash Oreo.
Pjesën e mbetur të copëzave të biskotave përziejeni në një mikser sëbashku me qumështin dhe akulloren derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme.
Masën e përgatitur vendoseni brenda secilës prej katër gotave të lartpërmendura. Në sipërfaqe shtoni copëza biskotash Oreo.
SIDO QË T’I PËRZIENI BASHKË BISKOTAT OREO DHE AKULLOREN, REZULTATI DO TË JETË I MIRË
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!