Milkshake me copëza
biskotash Oreo

Koha e përgatitjes: 10 minuta/ 10 minuta gjithsej /4 racione

Përbërësit
1 lugë gjelle shurup çokollate
2 lugë gjelle kokërriza sheqeri shumëngjyrësh
300 ml qumësht
600 ml akullore me vanilje
(e shkrirë)
60 gr copëza biskotash Oreo
Përgatitja

Në anët e brendshme të 4 gotave përhapni pak shurup
çokollate.
Në një enë me sipërfaqe të sheshtë vendosni kokërrizte
sheqerit. Vendosni sipërfaqen e secilës gotë mbi enën me
kokërriza në mënyrë që sipërfaqja e gotës të mbuohet
prej tyre.
Në një mikser përzieni sëbashku qumështin, akulloren,
dhe copëzat e biskotave Oreo.
Masën e përftuar shpërndajeni nëpër gotat e përgatitura.
Servireni menjëherë.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!