Oreo uskršnje zeke

Lepurusha Pashkësh Oreo

Koha e përgatitjes: 50 min, koha totale e përgatitjes: 2 orë e 10 min, 45 toptha

Përbërësit
250 g krem djathi sipas zgjedhjes suaj
300 g biskota Oreo të thërrmuara imët
alte shkume për dekorim
50 g sheqer
200 g çokollatë të bardhë
ngjyrues për torta (rozë)
Përgatitja
  1. Trazoni kremin e djathit dhe biskotat Oreo të thërrmuara imët deri sa të arrini një përzierje të njëtrajtshme.
  2. Formoni toptha të barabarta dhe vendosini në një tavë për pjekje të shtruar me letër kuzhine. Lërini të ftohen në frigorifer për të paktën 20 minuta.
  3. Hidhini sheqerit disa pika ngjyrues për torta dhe përzieni deri sa ngjyra të bëhet e njëtrajtshme.
  4. Pritini altet e shkumës për së gjati në 6 pjesë pastaj zhyteni çdo pjesë në sheqerin e ngjyrosur nga ana ku e keni prerë.
  5. Shkrini çokollatën e bardhë, lëreni pak të ftohet dhe më pas zhytini topthat një nga një në të, dhe ngjisni menjëherë altet e shkumës për të formuar “veshët”.
  6. Vendosini topthat në letër kuzhine që të ngurtësohen mirë.
  7. Futini në frigorifer.

Shijoni kënaqësitë e Oreo!