OREO prolećne kocke

Kube pranverore Oreo

Koha totale e përgatitjes: 6 orë, 23 racione

Përbërësit
150 g biskota Oreo të thërrmuara imët
¼ filxhanë gjalpë të shkrirë ose margarinë
200 g krem djathi (në temperaturë dhome)
1 filxhanë (200 ml) sheqer
1 lugë çaji pluhur vanilje
1 filxhan pana e thartë
4 vezë
1,5 filxhan pana e ëmbël
Përgatitja
  1. Ngroheni paraprakisht furrën në 160 gradë.
  2. Përzieni biskotat Oreo të thërrmuara imët me gjalpin e shkrirë/margarinën dhe masën hidheni në formën që keni zgjedhur.
  3. Në një tas të madh, përzieni kremin e djathit, sheqerin dhe pluhurin e vaniljes deri sa të arrini një masë të njëtrajtshme. Shtoni panën e thartë dhe përzieni mirë përsëri. Në fund, shtoni një nga një vezët derisa të arrini një përzierje të butë. Hidheni mbi kore në formën e ëmbëlsirës.
  4. Piqeni për 45 minuta në 160 gradë. Lëreni të ftohet plotësisht përpara se të hiqni formën.
  5. Mbajeni në frigorifer për 4 orë. Kur keku të jetë ftohur mirë, hiqeni nga forma dhe dekorojeni me shllak ëmbëlsirash dhe thërrime nga biskotat Oreo.

Shijoni kënaqësitë e Oreo!