Kek i shtresëzuar me
copëza biskotash Oreo

15 minuta për 2 racione

Përbërësit
1 vezë
2 lugë gjelle gjalp i shkrirë
1/4 lugë gjelle vanilje
50 gr miell gruri
50 gr sheqer
50 gr copëza biskotash Oreo
5 kuadrate çokollatë Oreo
Përgatitja

Lyeni me pak gjalp 2 filxhanë të përshtatshëm për mikrovalë.
Në një enë më mahësi mesatare bashkoni tre përbërësit e parë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Shtoni miellin dhe sheqerin dhe përziejini mirë.
Për përdorim të mëvonshëm, vendosni mënjanë një lugë gjelle me copëza biskotash Oreo. Pjesën tjetër të copëzave shtojeni tek masa e përgatitur.
Njërin prej kuadrateve të çokollatës përgjysmojeni në formë diagonale dhe vendoseni mënjanë për përdorim të mëvonshëm. Pjesën e mbetur të çokollatës ndajeni në copëza dhe shtojeni tek masa e përgatitur më lart.
Masën e përftuar, shpërndajeni me lugë tek filxhanët e përshtatshëm për mikrovalë.
Filxhanët vendosini në mikrovalë me temperaturë të lartë për 1 minut dhe 15 sekonda.
Hiqini nga mikrovala dhe lërini të pushojnë për një 1 minut.
Në sipërfaqe vendosni copëzat e ruajtura të çokollatës dhe të biskotave Oreo.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!