Kakao me mente dhe Oreo

Koha e përgatitjes: 5 min / Koha totale e përgatitjes: 10 min. Racione: 4

Përbërësit
100g biskota Oreo, grirë trashë
3 filxhanë qumësht
1/2 filxhani shurup çokollate
1/2 luge çaji ekstrakt mente
Përgatitja

PËRZIENI të gjithë përbërësit në përzierës me shpejtësi të lartë derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Hidheni në një tenxhere rreth 2l.
NGROHENI në zjarr mesatar-të lartë derisa të nxehet mirë, duke e trazuar shpesh.
HIDHENI masën në mënyrë të barabartë në 4 filxhanë.
Shijoni ëmbëlsirat Oreo!