Cheesecake ynë më i mirë me çokollatë

Koha e përgatitjes: 30 min. / Koha totale e përgatitjes: 5 orë e 35 min. Racione: 16

Përbërësit
300g biskota Oreo, të copëtuara
3 lugë gjelle gjalpë ose margarinë, të shkrirë
600g krem djathi, të butë
1 filxhan sheqer (200 ml)
1 lugë çaji vanilje
200g çokollatë gatimi gjysmë e ëmbël, e shkrirë dhe e ftohtë
3 vezë
200ml krem pana të shkrirë dhe të rrahur
300g fruta të ndryshme të stinës (luleshtrydhe të prera, kivi të ndarë në feta)
Përgatitja

NGROHNI furrën në rreth 170 ◦C
PËRZIENI biskotat e copëtuara me gjalpin dhe shtrojini mirë në tavë. Piqeni për 10 min.
PËRZIENI kremin e djathit, sheqerin dhe vaniljen me përzierës derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Shtoni vezët, njëra pas tjetrës, duke i përzier mirë derisa të njëtrajtësohen me masën. Hidheni masën mbi biskotat e pjekura.
PIQENI për 45 deri në 55 min ose derisa të marrë ngjyrë. Kaloni thikën rreth tavës për të lëvizur kekun dhe lëreni të ftohet para se ta nxirrni nga tava. Hidhini sipër kremin e panës të ftohtë dhe të rrahur dhe frutat.
Shijoni ëmbëlsirat Oreo!