30 minuta përgatitje/5 orë gjithsej
Ngrohni furrën në 180 C.
Përzieni pluhurin e biskotave Oreo me gjalpin dhe vendosini në një enë pjekjeje në formë katrore me përmasa 23 cm. Përgatisni gjysmën e çokollatës së shkrirë.
Në një enë të madhe përzieni me mikser kremin e djathit me sheqerin e aniljen derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Shtoni çokollatën e shkrirë dhe përzieni sërish. Shtoni vezët njëra pas tjetrës dhe trazojini vazhdimisht me shpejtësi të ulët derisa masa e përftuar të jetë e njëtratshme.
Vendoseni mbi brumin e përgatitur me pluhurin e biskotave Oreo.
Vendoseni në furrë për rreth 25 deri në 28 minuta ose derisa pjesa qëndrore e ëmbëlsirës të jetë e pjekur. Vendoseni mënjanë të ftohet për rreth 5 minuta
dhe më pas përhapni mbi sipërfaqen e tortës reçelin e mjedrës.
Përgatisni pjesën e mbetur të çokollatës së shkrirë dhe shtojeni mbi sipërfaqe.
Vendoseni tortën mënjanë derisa të ftohet plotësisht e më pas kalojeni në frigorifer për rreth orë.
Serviret e ftohtë.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!