cheesecake mbretërore
me çokollatë

30 minuta/1 orë gjithsej

Përbërësit
300 gr pluhur biskotash Oreo
2 gr gjalp ose margarinë e shkrirë
4 pako (250 gr secila) krem djathi i zbutur
120 gr sheqer
2 luge gjelle miell
400 gr çokollatë për gatim, e shkrirë dhe e lënë mënjanë
1 lugë gjelle vanilje
4 vezë
1 lugë gjelle sheqer pluhur
1/3 filxhan fruta pylli
Përgatitja

Ngrohni furrën në 160 C.
Përzieni bashkë pluhurin e biskotave oreo me gjalpin. Vendosini ne një enë pjekjeje me bazë 22 cm dhe vendosini në furrë për 10 minuta. Ndërkohë, perzieni tre përbërësit e tjerë në mikser deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme.
Shtoni çokollatën e shkrirë dhe përzieni sërish. Shtoni njëra pas tjetrës vezët duke i trazuar vazhdimisht me shpejtësi të ulët derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Masën e krijuar vendoseni mbi pluhurin e biskotave të përgatitur në fillim.
Vendoseni ëmbëlsirën në furrë për 55 minuta deri në një orë ose derisa pjesa qëndore të jetë pjekur mjaftueshëm. Kaloni thikën në pjesën anësore të enës së
pjekjes në mënyrë që masa të mos fryhet. Lëreni të ftohet mirë përpara se ta hiqni nga ena. Vendoseni në frigorifer për rreth 4 orë.
Përpara servirjes mbulojeni ëmbëlsirën me sheqer pluhur dhe fruta pylli.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!