Oreo kuglice

Bonbone Oreo

30 min përgatitje/1 orë e 30 min koha totale e gatimit

Përbërësit
220 gr krem djathi
300 gr biskota të bluara Oreo (50 gr do të shërbejnë për dekorim)
200 gr çokollatë e shkrirë për gatim
Përgatitja

Merrni 250 gr krem djathi së bashku me biskotat e bluara Oreo dhe i përzieni derisa të formohet një masë kompakte.

Më pas formoni me to bonbone diku te 2.5 cm dhe më pas i zhysni në çokollatën e shkrirë.

I vendosni në tavë me letër kuzhine dhe secilën nga bonbonet e spërkatni me 50 gr biskota të bluara Oreo që kishit lënë mënjanë për dekorim.

I vendosni ne frigorifer për të paktën 1 orë ose derisa bonbonet të forcohen.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!