OREO Cherry bombice

Bonbone OREO me qershi

20 min përgatitje / 1 orë e 30 min koha totale e gatimit

Përbërësit
170 gr krem djathi
300 gr biskota të bluara Oreo
30 qershi të karamelizuara
100 gr çokollatë e shkrirë e bardhë
8 pika ngjyrues për torta
2 lugë sheqer
Përgatitja

Përzieni kremin e djathit dhe biskotat e bluara Oreo derisa të formohet një masë kompakte.

Formoni diku tek 30 kallama sheqeri dhe në majën e secilit prej tyre vendosni një qershi të karamelizuar në mënyrë që çdo qershi të jetë e veshur me përzierjen e kremit të djathit dhe biskotave të bluara Oreo. I shtypni pak që fundi i bonboneve të rrafshohet. Vendosini në ngrirje për 10 deri në 15 minuta.

Trazoni çokollatën e shkrirë me ngjyruesin e kuq për torta derisa nga përzierja të përftoni një ngjyrë rozë të lehtë. Secilën bonbone e zhysni në çokollatë nga të gjitha anët. I vendosni në një tavë të shtruar me letër kuzhine dhe i spërkatni me sheqer dhe më pas i vendosni ne frigorifer për të paktën 1 orë derisa të forcohen.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!