OREO zalogajčići sa puterom od kikirikija

Bonbone OREO me gjalpë kikiriku

15 min përgatitje / 1 orë e 50 min koha totale e gatimit

Përbërësit
1 kavanoz me gjalpë kikiriku (450 gr)
300 gr sheqer pluhur
150 gr biskota të thyera Oreo
200 gr çokollatë për gatim
Përgatitja

Në një tas me madhësi mesatare, përzieni gjalpin e kikirikut dhe sheqerin pluhurin dhe me rrahës përzieni derisa të formohet një masë kompakte. Përzieni bashkë me biskotat e thyera Oreo.

Me përzierjen e përftuar, krijoni bonbone dhe i vendosni në një tavë të shtruar me letër kuzhine. Vendosini në frigorifer për 1 orë. Ndërkohë, shkrini çokollatën siç udhëzohet në paketë.

Zhysni gjysmën e secilës bonbone në çokollatë, hiqni pjesën e tepërt të çokollatës dhe vendosini përsëri në tavë. I vendosni ne frigorifer për 30 minuta ose derisa çokollata të forcohet. Mbajini në frigorifer dhe shërbejini të ftohta.

Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!