Bonbone me kapuçino

Koha e përgatitjes: 30 min. / Koha totale e përgatitjes: 1 orë e 30 min. Racione: 48, 1 bonbone secili

Përbërësit
1 – 1/2 lugë çaji kafe e bluar, e ndarë
1 lugë çaji ujë
200g krem djathi të butë
300g biskota Oreo të copëtuara imët
1 – 1/2 lugë çaji kanellë e bluar, e ndarë
300g çokollatë gatimi e bardhë, e shkrirë
Përgatitja

SHTONI 1 lugë çaji kafe dhe ujin në një tas të madh dhe përzieni derisa të tretet. Shtoni kremin e djathit, biskotat e copëtuara dhe 1 -1/2 lugë çaji kanellë dhe përzieni mirë. Formoni me masën e përgatitur 48 bonbone.
TRETNI kafen e mbetur me pjesën e pasme të lugës në çokollatën e shkrirë. Zhytni bonbonet në përzierjen e çokollatës dhe vendosini në një shtresë të hollë në tavën me letër kuzhine. Spërkatini me kanellën e mbetur.
LËRINI NË NGRIRJE për 1 orë ose derisa të jenë forcuar.
Shijoni ëmbëlsirat Oreo!