Biskota me gjalp
kikiriku dhe banane
me pluhur biskotash Oreo

15 minuta/2 orë e 15 minuta gjithsej

Përbërësit
4 banane të ndara në gjysmë për së gjati
150 gr pluhur biskotash Oreo
2 lugë gjelle kokërrizash sheqeri shumëngjyrësh
150 gr gjalp kikiriku
Përgatitja

Vendosini bananet në shkopinj druri dhe lërini mënjanë.
Përzieni pluhurin e biskotave Oreo me sheqerin
shumëngjyrësh dhe lërini mënjanë.
Mbuloni bananet me gjalp kikiriku. Më pas, rrotullojini ato në
pëzierjen e pluhurit të biskotave dhe sheqerit.
Mbështillni secilën me një letër mbështjellëse prej plastike.
Vendosini për rreth 2 orë në frigorifer. Hiqini nga frigoriferi
10 minuta para servirjes.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!