Akullore e shtresëzuar
me copëza biskotash Oreo

10 minuta përgatitje/3 orë e 10 minuta gjithsej

Përbërësit
150 gr copëza biskotash Oreo
950 gr akullore me vanilje
2 filxhanë mjedër e grirë
Përgatitja

Në një enë në formë katrore vendosni një shtresë letër alumini. Mbi të vendosni copëzat e biskotave Oreo.
Shtoni akulloren dhe përhapeni me kujdes për të krijuar një sipërfaqe të njëtrajtshme. Shtoni mjedrën në sipërfaqe dhe mbulojeni me letër alumini.
Vendoseni në frigorifer gjatë gjithë natës.
Nxirreni nga figoriferi 15 minuta para servirjes.
Serviret e ndarë në copëza të vogla.
Shijoni ëmbëlsirat me Oreo!