Njoftim i plotë i privatësisë

Hyrje

Në Mondelēz International, respektojmë besimin tuaj që tregoni kur ndani të dhënat tuaja personale me ne dhe e kuptojmë që mund të jeni të interesuar për informacionet që ofroni dhe si i trajtojmë ne këto informacione.

Nëse lexoni këtë Njoftim privatësie, kjo mund të ndodhë sepse keni vizituar faqen e internetit, aplikacionin ose ndonjë vend tjetër në cilëndo media sociale (të gjitha këto më poshtë emërohen si “Faqe”), të administruar nga cilado shoqëri që është pjesë e Mondelez International Groupe, e cila ndodhet në territorin e Evropës ( “Mondelez International” ose “neve” ose “ne”), ose për shkak se na keni kontaktuar drejtpërdrejt, me telefon ose me shkrim.

Ky njoftim i privatësisë përfaqëson (në transparencë të plotë dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, dhe në veçanti në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme mbi mbrojtjen e të dhënave – Rregullorja (EU) 2016 / 679-“GDPR”) bazën mbi të cilën ne përpunojmë të dhënat tuaja personale (“Të dhënat personale”) kur ju hyni në Faqet tona ose kur na kontaktoni.

Një përmbledhje e shkurtër e përpunimit kyç të të dhënave për personalitetin nga Mondelēz International

Mondelez International mbledh dhe përdor të dhënat personale që ju ofroni ose që ne mbledhim për ju, kur ju shfletoni faqet tona me qëllim të reklamimit, furnizimit me produktet dhe shërbimet tona, për të kontaktuar me ju për qëllime marketingu ose për qëllime të tjera komerciale, për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja në lidhje me produktet tona, mbështetjen për pjesëmarrje në ofertat dhe promovimet tona, për analiza dhe përmirësime në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve tona.

Qasja juaj dhe përdorimi i Faqes sonë u nënshtrohen dispozitave dhe kushteve të Njoftimit tonë të Privatësisë dhe të gjitha ligjeve të aplikueshme. Përpunimi i të dhënave tuaja personale kufizohet në atë që është e nevojshme në lidhje me qëllimet e sipërpërmendura. Ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj të qartë vetëm kur kjo nevojitet me konfirmim (“me zgjedhje”) në mënyrë që të keni kontroll të plotë mbi informacionet që përpunojmë dhe ruajmë lidhur me ju. Përndryshe, do të përpunojmë vetëm të dhënat tuaja personale nëse kjo është e nevojshme për ekzekutimin e kontratës që kemi me ju, për të respektuar detyrimet ligjore Mondelez International dhe/ose për qëllime të interesave legjitime të Mondelez International.

Ne zakonisht i përpunojmë të dhënat tuaja personale në Bashkimin Evropian, por ato gjithashtu mund të ruhen në sisteme që ndodhen nëpër botë, dhe mund të përpunohen nga palët e treta të ofruesve të shërbimit që veprojnë sipas udhëzimit tonë. Këto sisteme dhe ofrues mund të gjenden në territore, siç janë Shtetet e Bashkuara, që nuk ofrojnë të njëjtin nivel të mbrojtjes së privatësisë si në BE. Në këtë rast, Mondelēz International do të sigurojë masa adekuate teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja personale dhe për të siguruar një nivel sigurie të barabartë me atë në vendin e origjinës. Më shumë informacion dhe të drejtat tuaja në lidhje me qasjen, korrigjimet dhe plotësimet, anulimet, ankesat dhe mbartshmërinë e të dhënave në lidhje me të dhënat tuaja personale mund ta gjeni duke klikuar në Na kontaktoni ose duke kontaktuar Oficerin tonë për mbrojtjen e të dhënave (informacionin e kontaktit mund ta gjeni më poshtë).

Ne mund ta ndryshojmë herë pas here këtë Njoftim privatësie duke vendosur një version të përditësuar të Njoftimit të privatësisë në faqen tonë. Ne do t’ju njoftojmë për ndryshimet e mundshme të rëndësishme, në mënyrë që ju të kuptoni plotësisht ndryshimet që janë realizuar. Ju lutemi vizitoni shpesh këtë Njoftim privatësise për të qenë gjithmonë të informuar për mënyrën e përdorimit të të dhënave tuaja personale.

Ky Njoftim i privatësisë është i datës 11.04.2018

Cilat të dhëna personale mbledhim nga ju?

Lloji i informacioneve dhe të dhënat personale që mbledhim lidhur me ju kur vizitoni faqet tona, ose kur na kontaktoni mund të përfshijë:

  • Të dhënat personale që ju ofroni – të tilla si emri dhe mbiemri juaj, adresa e marrjes së postës dhe detajet e tjera të kontaktit, si numri juaj i telefonit dhe emaili, kërkesat tuaja, çfarëdo lloj ankesash që ju mund të keni, dhe çdo e dhënë tjetër që marrim kur komunikojmë me ju nëpërmjet emailit, online ose përmes mediave sociale, dhe çdo lloj informacioni tjetër që ju jepni – p.sh. kur regjistroheni në faqet tona, regjistroheni për buletinet tona informative, merrni pjesë në ofertat dhe promovimet tona, dërgoni reagime si konsumatorë, u përgjigjeni anketave ose blini produktet ose shërbimet tona;
  • Informacionet e pagesave – duke përfshirë të dhënat e nevojshme për blerjen, siç janë detajet e llogarisë suaj për pagesa, numrin e kartës së kreditit dhe debitit, datën e skadimit, adresën e dërgesës dhe adresën e faturimit;
  • Informacionet për regjistrimin e llogarisë – duke përfshirë çdo lloj informacioni që nevojitet nga ju për të krijuar një llogari përdoruesi, si një emër përdoruesi, fjalëkalimi dhe pyetja dhe përgjigja e sigurisë;
  • Informacionet që mblidhen automatikisht – duke përfshirë informacionet për kompjuterin tuaj, adresën IP dhe shfletuesin, të cilat mund t’i mbledhim, për shembull, kur në faqet tona përdorim kuki, ose kuki të palëve të treta, sinjalizues uebi dhe teknologji të ngjashme që mbledhin informacione për përdorimin tuaj të Faqeve tona, ose për ndërveprimin tuaj me ne nëpërmjet emailit. Shihni Politikën e kukive për më shumë informacione.

Përse i mbledhim të dhënat tuaja personale?

Ne i mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale për qëllimet e përcaktuara më poshtë dhe për arsye ligjore. Kini parasysh se nëse tashmë kemi informacione rreth jush, mund t’i përdorim ato për këto qëllime.

Për interes legjitim komercial: ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale (bashkë ose individualisht), të tilla si detajet e kontaktit tuaj, llogarinë tuaj dhe të dhënat elektronike të identifikimit, informacionet lidhur me blerjet në dyqanet tona dhe online, për qëllime të reklamimit dhe për të analizuar dhe përmirësuar cilësinë e produkteve apo shërbimeve tona, sikurse dhe për t’ju kuptuar juve si konsumatorë.

Kjo gjithashtu do të thotë që ne analizojmë informacionet që na ofroni bashkë me përdorimin tuaj të Faqeve ose produkteve dhe shërbimeve tona, dhe i përdorin të gjithë këto informacione për të përmirësuar sa më sipër dhe për t’ju siguruar një përvojë më të mirë përdorimi (p.sh. analizojmë faqet e internetit që vizitoni, çfarë produktesh dhe shërbimesh përdorni dhe preferoni, si i përdorni këto produkte dhe shërbime).

Ne gjithashtu mund të përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime të arsyeshme komerciale, si gjenerimi i statistikave agregate për përdoruesit e produkteve dhe shërbimeve tona; për ndihmë në çështjet e sigurisë dhe parandalimin e mashtrimit; për qëllime integriteti të sistemit; për t’ju kujtuar me email për shportën e harruar të porosisë ose t’ju dërguar konfirmimin e porosisë; për të mbështetur aktivitetet tona të biznesit, për të zbatuar politikat dhe procedurat e kompanisë; për të mundësuar transaksionet tona korporative të tilla si unifikimet, shitjet, riorganizimet, transferimet e pasurisë ose të biznesit të Mondelēz International, të fitimit, falimentimit etj.; dhe për interesa të tjera të justifikuara të biznesit që lejohen nga rregulloret në fuqi, dhe për të cilat do të siguronim informacione relevante në kohën e duhur.

Për ekzekutimin e kushteve të përgjithshme të kontratës: për blerjen e produkteve ose shërbimeve tona, ose për zhvillimin e kompeticionit, konkurrencës apo promovimit në të cilin keni pasur qasje, për ekzekutimin e promovimeve dhe kontaktimin nëse ju jeni fituesi, që të jemi në gjendje t’i përgjigjemi çdo kërkese për informacione që bëhet përmes opsionit tonë Na kontaktoni.

Ne gjithashtu mund të përdorim të dhënat tuaja në bazë të pëlqimit tuaj, nëse na jepet, për shembull, për qëllime të marketingut dhe për përshtatjen e komunikimit tonë me ju në bazë të profileve tuaja përmes emailit, SMS-ve, mjeteve të tjera elektronike ose në ndonjë mënyrë tjetër. Pëlqimin tuaj mund ta tërhiqni në çdo kohë; shikoni “Cilat janë të drejtat tuaja lidhur me të dhënat personale që disponojmë për ju”?

Për të përmbushur detyrimet tona ligjore, siç janë mbajtja e shënimeve përkatëse të biznesit, përgjigjja ndaj ankesave të dorëzuara shërbimit tonë të mbështetjes së konsumatorit, përputhshmëria me kërkesat ligjore të autoriteteve publike, ligjet dhe rregulloret në fuqi ose kur kërkohet me ligj.

Sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?

Të dhënat tuaja personale do t’i ruajmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin ato janë siguruar ose mbledhur prej nesh (p.sh. koha që na nevojitet për t’iu përgjigjur pyetjeve ose për të zgjidhur problemet).

Prandaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale gjatë një kohe të arsyeshme pas kontaktit tuaj të fundit me ne. Kur të dhënat personale që mbledhim nuk nevojiten më në këtë kuptim, ne i shkatërrojmë ose i fshijmë ato në mënyrë të sigurt. Në vend që t’i shkatërrojmë apo t’i fshijmë të dhënat tuaja personale, ne mund t’i bëjmë ato anonime, në mënyrë që të mos mund të lidhen me ju ose t’ju identifikojnë juve. Në raste të caktuara, mund të kemi detyrime ligjore ose rregullatore që na kërkojnë të ruajmë dokumente të caktuara për një periudhë të caktuar.

Me kë mund t’i ndajmë të dhënat tuaja personale?

Ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja personale me:

  • Shoqëritë e Mondelēz International. Të dhënat tuaja personale mund të ndahen midis shoqërive përgjegjëse të Mondelēz International që mund t’i përdorin të dhënat tuaja personale në mënyrën e përshkruar në këtë Njoftim privatësie.
  • Ofruesit e shërbimeve dhe përpunuesit. Mund të angazhojmë furnizues të tretë të huaj, agjentë, ofrues shërbimi dhe shoqëri bashkëpunëtore për të na ofruar shërbime sipas udhëzimeve tona, të tilla si mbështetje për aktivitete të brendshme në lidhje me faqet tona të internetit, aplikacionet apo shitjen online (përfshirë ofruesit e shërbimeve të mediave sociale, përpunuesit e pagesave, agjencitë për aktivizimin e markave, ofruesit e analizimit të të dhënave dhe palët e treta që ne përdorim për të dërguar porositë tuaja në adresën tuaj të shtëpisë, siç janë postierët), ose për përpunimin teknik (p.sh. shërbimet e ruajtjes ose të magazinimit të të dhënave), apo për shërbimet e administrimit të marrëdhënieve me konsumatorët, sikurse dhe shërbimet lidhur me mbështetjen offline për produktet ose promovimet (p.sh. garat, shortetë dhe organizatorët e kompeticioneve, ofruesit e shërbimeve të shpalljes së fituesve, agjencitë e menaxhimit të eventeve, furnizuesit e çmimeve ose paketave të kompensimit), dhe shërbime të tjera të lidhura me to.
  • Gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve të tyre, ata mund të hyjnë, marrin, mbajnë ose në ndonjë mënyrë tjetër të përpunojnë të dhënat personale sipas udhëzimeve tona. Kontratat tona me këta ofrues të shërbimeve nuk lejojnë përdorimin e të dhënave tuaja për qëllimet e tyre, përfshirë qëllimet e tyre të marketingut. Në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi, ne marrim hapa të arsyeshëm komercialë për të kërkuar nga palët e treta që të mbrojnë në mënyrë adekuate të dhënat tuaja personale dhe t’i përpunojnë ato ekskluzivisht në përputhje me udhëzimet tona.
  • Partnerët. Ndonjëherë ne mund t’ju ofrojmë një shërbim ose aplikacion në bashkëpunim me partnerët (p.sh. me bashkë-sponsorët ose licencuesit, përdoruesit e licencës ose distributorët e produkteve të markës sonë). Prandaj, mund të na duhet të përcjellim të dhënat tuaja personal te këto partnerë. Në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi, ne marrim hapa të arsyeshëm komercialisht për të kërkuar nga palët e treta që të mbrojnë në mënyrë adekuate të dhënat tuaja personale dhe t’i përpunojnë ato vetëm në përputhje me udhëzimet tona ose si bashkëpërdorues. Në rastet kur dhënia e të dhënave tuaja personale për partnerët e tretë kryhet në bazë të pëlqimit apo kërkesën suaj për ta bërë këtë, ne do t’ju informojmë qartë, kur të nevojitet, për dhënien e të dhënave dhe ju do të mund të zgjidhni për të mos marrë pjesë, ose ta kundërshtoni këtë dhënie të të dhënave.
  • Palët e treta në rast të kërkesave ligjore. Ne mund t’i zbulojmë të dhënat tuaja personale nëse besojmë se kjo kërkohet nga ne sipas ligjit, ose nëse është e arsyetueshme nevoja për të qenë në përputhje me proceset ligjore; kur besojmë se është e nevojshme ose e përshtatshme që t’i përcjellim të dhënat tuaja personale tek autoritetet e zbatimit të ligjit, si p.sh. për hetimin e një mashtrimi apo mashtrimit për të cilin ekziston dyshimi ose shkelja e ligjit, shkelja e sigurisë ose shkelja e këtij Njoftimi të privatësisë; në mënyrë që t’i përgjigjemi çdo kërkese që na është drejtuar; dhe për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë personale të Mondelēz International, të konsumatorëve tanë ose të publikut.
  • Palët e treta në rast të transaksioneve korporative. Përveç kësaj, informacionet në lidhje me klientët tanë, duke përfshirë të dhënat personale, mund të zbulohen si pjesë e ndonjë bashkimi, shitjeje, riorganizimi, transferimi të aseteve ose të biznesit të Mondelez International, blerjeje, falimentimi ose ngjarje të ngjashme.

Transferimi ndërkombëtar i të dhënave tuaja personale

Ne zakonisht i përpunojmë të dhënat tuaja personale brenda Bashkimit Evropian. Pavarësisht nga kjo, natyra globale e biznesit tonë përfshin faktin që të dhënat tuaja personale herë pas here mund të ndahen me shoqëritë brenda Mondelez International Groupe të cilat nuk ndodhen në Evropë, dhe në lidhje me ndarjen e tyre ato kanë nënshkruar marrëveshje për transferimin e të dhënave e cila rregullon atë transfertë ndërkufitare.

Gjithashtu ne përdorim edhe palë të treta – ofruesit që na ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve të biznesit. Këta palë të treta mund të kenë qasje ose thjesht të ruajnë të dhënat tuaja personale, por ata gjithmonë do ta bëjnë këtë sipas udhëzimeve tona, dhe në përputhje me marrëdhëniet kontraktuale. Kur këto palë të treta ndodhen në territore (të tilla si Shtetet e Bashkuara) që nuk mund të ofrojnë të njëjtin nivel të mbrojtjes së privatësisë si në BE, ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të verifikuar që të dhënat tuaja personale kanë një nivel adekuat të mbrojtjes. Kjo bëhet me marrëveshje transferimi të të dhënave ose duke u siguruar që këto palë të treta të jenë të certifikuara për programe të përshtatshme të mbrojtjes së të dhënave (p.sh. EU-US Privacy Shield).

Si e arrijmë sigurinë e të dhënave tuaja personale?

Ne përdorim një numër standardesh të sigurisë fizike, teknike dhe administrative, të teknologjive dhe të procedurave për të ndihmuar në mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga humbja, përdorimi i paautorizuar, modifikimi ose dëmtimi në nivelin e duhur, në varësi të ndjeshmërisë së të dhënave.

Ne ndërmarrim hapa për të kufizuar qasjen në të dhënat tuaja personale për ata individë që duhet të kenë qasje sipas njërës prej arsyeve të renditura në këtë Njoftim privatësie. Përveç kësaj, kontrata siguron që çdo palë e tretë që përpunon të dhënat tuaja personale kujdeset po ashtu për konfidencialitetin dhe integritetin e të dhënave tuaja në mënyrë të sigurt.

Cilat janë të drejtat tuaja lidhur me të dhënat personale që disponojmë për ju?

Ju keni të drejtat e mëposhtme:

  • të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja personale, së bashku me informacionin se si dhe sipas çfarë baze përpunohen këto të dhëna personale;
  • të korrigjoni të dhënat personale të pasakta (duke përfshirë të drejtën për të plotësuar të dhënat personale jo të plota);
  • të fshini të dhënat personale në rrethana të kufizuara, kur nuk nevojiten më në lidhje me qëllimin për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar;
  • të kufizoni përpunimin e të dhënave tuaja personale:
    • nëse saktësia e të dhënave personale është e diskutueshme;
    • nëse përpunimi është i paligjshëm, por ju kundërshtoni fshirjen e të dhënave personale;
    • nëse ne nuk na nevojiten më të dhënat personale për qëllimet për të cilat janë mbledhur, por janë të nevojshme për qëllimin e krijimit, ekzekutimin ose mbrojtjen nga kërkesat juridike;
    • nëse kundërshtoni përpunimin e arsyetuar mbi bazën e një interesi të justifikuar;
  • të ankoheni për vendimet që bazohen vetëm në përpunimin automatik, duke përfshirë edhe profilizimin;
  • të merrni një kopje portative të të dhënave tuaja personale, ose që kopja t’i transferohet një pale të tretë – operatorit nëse kjo është teknikisht e mundshme dhe nuk përfshin kosto të pajustifikuara;

Në rast se keni një ankesë në lidhje me mënyrën se si ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, mund ta dërgoni atë duke klikuar në opsionin tonë Na kontaktoni ose duke kontaktuar Oficerin tonë për mbrojtjen e të dhënave (informacionin e kontaktit mund ta gjeni më poshtë).

Nga ana tjetër, ju keni të drejtë të parashtroni një ankesë pranë autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, me këtë Njoftim privatësie, ose nëse doni të realizoni ndonjë nga të drejtat e mësipërme, ju lutemi na kontaktoni, ose duke dërguar kërkesën me një klikim në opsionin tonë Na kontaktoni, ose duke kontaktuar Oficerin tonë për mbrojtjen e të dhënave (informacionet e kontaktit mund t’i gjeni më poshtë). Sa herë që kjo është e arsyetueshme, e mundshme dhe e nevojshme, ne do të kujdesemi që t’i miratojmë të drejtat tuaja brenda një muaji.

Pëlqimin juaj për të marrë buletine informative ose komunikime marketingu mund ta tërhiqni në çdo kohë dhe falas, kështu që ndiqni udhëzimet në çdo komunikim të marketingut, madje edhe tani duke përdorur mundësitë e fshirjes të regjistrimit në opsionin tonë Na kontaktoni. Gjithashtu mund t’i kontrolloni këto preferenca në cilësimet e profilit tuaj, aty ku është e mundur.

Mediat sociale dhe faqet e tjera të internetit

Kur merrni pjesë në ndonjë nga profilet tona të MDLZ apo kudo ku MDLZ është i pranishëm, në cilindo nga forumet e ndryshme të mediave sociale të tilla si Facebook, Twitter, Yammer, Pinterest, Instagram, LinkedIn, Youtube, etj., duhet të njihni dhe të kuptoni mjetet e ofruara nga këto faqe që ju mundësojnë të zgjidhni se si do të shpërndani të dhënat personale në profilet tuaja në mediat sociale.

Në këto forume aplikohen praktikat apo politikat e palëve të treta, dhe ju inkurajojmë që t’i lexoni njoftimet e privatësisë që janë në fuqi, kushtet e përdorimit dhe informacionet lidhur me mënyrën se si të dhënat tuaja personale përdoren në mjediset e mediave sociale.

Krahas kësaj, Faqet tona mund të përmbajnë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta; nëse ndiqni këto lidhje, do të largoheni nga faqet dhe aplikacionet tona. Edhe pse faqet e internetit të palëve të treta i zgjedhim me kujdes, Mondelez International nuk mund të pranojë përgjegjësinë për përdorimin e të dhënave tuaja personale nga këto organizata. Për më shumë informacione dhe detaje, konsultohuni me Seksionin me shënime për Njoftimet e privatësisë të palëve të treta dhe njoftimet për mbrojtjen e të dhënave në faqen e internetit që vizitoni (në qoftë se ky njoftim është dhënë).

Si i përpunojmë të dhënat personale të fëmijëve?

Në përgjithësi, Faqet tona nuk janë të destinuara për fëmijët nën 12 vjeç. Mbi këtë moshë, për shkak se e konsiderojmë seriozisht mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, Faqet tona mirëmbahen në përputhje me të gjitha rregulloret në fuqi në secilin juridiksion. Çdo herë që fëmijët e moshës nga 16 vjeç, ose fëmijët më të vegjël vizitojnë Faqet tona, në përputhje me rregullat që janë të zbatueshme për çdo Faqe, duhet të kenë miratimin e prindit / kujdestarit para se të na japin çfarëdo lloj informacioni personal nëpërmjet Faqes së internetit. Nëse gjatë mbledhjes vërtetojmë se përdoruesi ka më pak vjet se mosha e lartpërmendur, dhe që nuk ka paraqitur miratimin e prindit / kujdestarit para se të dërgojë ndonjë të dhënë personale, ne nuk do të përdorim ose ruajmë të dhënat e tij/saj personale pa lejen e prindit/kujdestarit. Pa një miratim të tillë, fëmija nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në aktivitete të caktuara. Megjithatë, në rrethana të caktuara, ne mund t’i mbajmë dhe t’i përdorim këto të dhëna (në përputhje me pjesën tjetër të këtij Njoftimi dhe rregulloreve në fuqi) për qëllim të informimit dhe marrjes së pëlqimit të prindërve/kujdestarëve, dhe për qëllime të sigurisë, mbrojtjes, detyrimeve dhe qëllimeve të tjera që janë të lejuara nga rregulloret në fuqi. Prindi/kujdestari mund të shqyrtojë, heqë, ndryshojë ose refuzojë mbledhjen e mëtejshme apo përdorimin e të dhënave personale të fëmijës së tij/saj, duke na kontaktuar përmes opsionit tonë Na kontaktoni, ose duke kontaktuar Oficerin tonë për mbrojtjen e të dhënave (informacionin e kontaktit mund ta gjeni më poshtë) dhe duke përfshirë emrin, adresën dhe emailin e fëmijës.

Oficeri për mbrojtjen e të dhënave personale në Mondelēz International

Mondelēz International ka një Oficer për mbrojtjen e të dhënave personale (“DPO”) i cili është përgjegjës për pajtueshmërinë me dispozitat e mbrojtjes së të dhënave personale. Ju në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale në çdo kohë mund të kontaktoni Oficerin për mbrojtjen e të dhënave (DPO) të Mondelez International ose zyrën e tij, nëse keni pyetje, nëse jeni të interesuar në përgjithësi për përpunimin e të dhënave tuaja personale, ose keni ndonjë problem në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.

Oficerin për mbrojtjen e të dhënave – DPO – mund ta kontaktoni duke dërguar një email në [email protected]