Kushtet e përdorimit

Hyrje

Të gjitha përmbajtjet në këtë faqe (“Faqja”) janë në pronësi dhe nën administrimin e kompanisë Mondelēz International, Inc. dhe janë vënë në dispozicion tuaj vetëm për qëllime informative. Duke hyrë ose duke përdorur Faqen, ju pranoni këto kushte. Nëse nuk pajtoheni me këto kushte, nuk mund ta përdorni këtë faqe.

Përdorimi i faqes

Përveç nëse përcaktohet ndryshe, kjo Faqe shërben për përdorimin tuaj personal dhe jo-komercial. Ju nuk mund ta modifikoni, kopjoni, shpërndani, dërgoni, paraqisni, shfaqni, riprodhoni, publikoni, licenconi, të krijoni vepra që rrjedhin nga, transferoni ose të shisni ndonjë informacion, softuer, produkte ose shërbime të marra nga Faqja. Ju mund të shfaqni apo të bëni kopje elektronike, të merrni dhe të printoni ekstrakte të materialit që përmban kjo Faqe për përdorimin tuaj jo-komercial, me kusht që mos të modifikoni ose fshini asnjë njoftim për të drejtën e autorit, për markën tregtare, ose njoftime të tjera për pronësinë. Çdo përdorim tjetër i materialeve të Faqes, duke përfshirë por pa u kufizuar me, ndryshimet, riprodhimin, shpërndarjen, ribotimin, shfaqjen ose transmetimin e përmbajtjes së kësaj Faqeje, pa lejen paraprake me shkrim të Mondelēz International, është i ndaluar.

Çdo material që ju shkarkoni, duke përfshirë por pa u kufizuar me: softuerë, datoteka, grafikë, të dhënat ose ndonjë përmbajtje tjetër, është në pronësi të kompanisë Mondelēz International ose e licencuesve të saj. Kur shkarkoni këto materiale, ato ofrohen nga Mondelēz International me një licencë e cila mund të revokohet. Mondelēz International ruan pronësinë e plotë mbi softuerin dhe të gjitha të drejtat e lidhura me pronësinë intelektuale. Ju nuk mund të rishpërndani ose të shisni materialin, apo të kryeni zbërthim për qëllime dublikimi, ta ndani atë, ose në ndonjë mënyrë tjetër ta ktheni atë në çfarëdo forme tjetër që njerëzit mund ta përdorin.

Materiali që dërgoni

Ju konfirmoni se jeni përgjegjës për dërgimin e materialit që ju bëni, duke përfshirë ligjshmërinë, besueshmërinë, përshtatshmërinë, autenticitetin dhe të drejtën e autorit të çdo lloj materiali të tillë. Nuk mund të vendosni në Faqe, shpërndani ose në ndonjë mënyrë tjetër të publikoni përmes Faqes çfarëdo lloj përmbajtjeje që është ofenduese, shpifëse, e pahijshme, kërcënuese, që rrezikon të drejtën e privatësisë apo publicitetit, abuzive, të paligjshme, ose të padëshirueshme në ndonjë mënyrë tjetër, ose e cila mund të përfaqësojë ose frymëzojë një vepër penale, të shkel; të drejtat e cilësdo pale, ose të krijojë përgjegjësi në ndonjë mënyrë tjetër, ose të shkelë ndonjë ligj. Nuk duhet të vendosni përmbajtje komerciale në Faqe.

Përveç të dhënave personale që mund të mbledhin nga ju në përputhje me Deklaratën (Njoftimin) e privatësisë sonë, të gjitha komentet, sugjerimet, idetë, grafikat ose informacionet e tjera që ndani me kompaninë Mondelēz International përmes kësaj Faqeje, do të bëhen pronë e kompanisë Mondelēz International, madje edhe në rast të ndërprerjes së kësaj Marrëveshjeje. Mondelēz International dhe personat e zgjedhur nga ajo do të jenë të lirë të kopjojnë, botojnë, ndajnë, bashkojnë, ose të përdorin në ndonjë mënyrë tjetër materialet që dërgoni për çdo dhe për të gjitha qëllimet komerciale dhe jo-komerciale, pa asnjë detyrim kompensimi drejt jush ose të tjerëve për këto materiale.

Mohimi i garancisë

Mondelēz International nuk jep asnjë garanci dhe pretendim në lidhje me saktësinë ose plotësinë e përmbajtjes së kësaj faqeje interneti. Ky uebsajt dhe materialet, informacionet, shërbimet dhe produktet në këtë faqe, duke përfshirë, pa kufizim, tekstin, grafikën, dhe lidhjet, jepen “siç janë” dhe pa garanci të çfarëdo lloji, qoftë eksplicite apo të nënkuptuara. Mondelēz International në masën më të madhe të mundshme, në përputhje me ligjin në fuqi, heq dorë nga të gjitha garancitë, eksplicite apo të nënkuptuara, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm me, garancitë e nënkuptuara të tregtimit dhe garancitë e përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar, garancitë për mosshkeljen e të drejtave, mospraninë e viruseve kompjuterike dhe garancitë që lindin nga biznesi apo përdorimi. Mondelēz International nuk pretendon ose garanton se funksionimi i kësaj faqe do të jetë i pandërprerë ose pa gabime, se defektet do të korrigjohen, apo se kjo faqe ose serveri që mbështet funksionimin e faqes është pa viruse apo komponentë të tjerë të dëmshëm. Mondelēz International nuk jep asnjë garanci apo pretendime në lidhje me përdorimin e materialeve në këtë faqe, nga pikëpamja e plotësisë së tyre, korrektësisë, saktësisë, përshtatshmërisë, dobishmërisë, kohës së duhur, besueshmërisë, ose ndryshe. Përveç sa më sipër, ju (dhe jo Mondelēz International) merrni përsipër të gjitha kostot e nevojshme të servisit, riparimeve ose korrigjimeve.

Në disa vende, ligji nuk lejon mohimin e garancive, prandaj mohimi i mësipërm ndoshta nuk ka të bëjë me ju.

Kufizimi i përgjegjësisë

Kompania Mondelēz International në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë dëmtim të drejtpërdrejtë, indirekt, të veçantë, ndëshkues, të rastësishëm, të përshtatshëm ose rrjedhimor, ose për çdo dëmtim tjetër, madje edhe në qoftë se kompania Mondelēz International është paralajmëruar paraprakisht për mundësinë e dëmeve të tilla, qoftë nëpërmjet veprimit në kuadër të kontratës, për shkak të neglizhencës, apo ndonjë teorie tjetër, që dalin nga ose në lidhje me përdorimin, pamundësinë e përdorimit, ose efektin e informacioneve, shërbimet, produktet dhe materialet në dispozicion në këtë faqe. Këto kufizime do të zbatohen pavarësisht nga mospërmbushja e qëllimit thelbësor të çdo medikamenti me efekt të kufizuar. Për shkak se disa juridiksione nuk lejojnë kufizime lidhur me atë se sa garancia e nënkuptuar duhet të zgjasë, ose përjashtimi ose kufizimi i përgjegjësisë për pasojat apo dëmet e rastësishme, kufizimi i mësipërm ndoshta nuk ka të bëjë me ju.

Kompensimi

Ju pranoni të kompensoni, mbroni dhe ruani kompaninë Mondelēz International, nëpunësit e saj, drejtorët, të punësuarit, agjentët, licensuesit dhe furnizuesit, nga dhe kundër të gjitha humbjeve, shpenzimeve, dëmeve dhe kostove, duke përfshirë tarifat e arsyeshme të avokatëve dhe shpenzimet gjyqësore, që rrjedhin nga çdo lloj shkeljeje e këtyre termave dhe kushteve, apo ndonjë aktiviteti në lidhje me llogarinë tuaj të internetit (duke përfshirë, por pa u kufizuar me sjelljen neglizhente ose të parregullt), nga ju ose ndonjë person tjetër, i cili ka akses në Faqen nëpërmjet llogarisë suaj në Internet.

Letrat me vlerë të kompanisë Mondelēz International

Ne nuk ofrojmë këshilla investuese në këtë Faqe, dhe materiali në Faqe nuk duhet të konsiderohet si ofertë për shitje, ose kërkim oferte për blerje të çfarëdo lloj letrash me vlerë të Mondelēz International. Në qoftë se vendosni të përdorni çfarëdo lloj materiali në dispozicion në Faqe gjatë vlerësimit nëse do të blini ose shisni letra me vlerë të kompanisë Mondelēz International, ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se materiali në Faqe reflekton vetëm rezultatet e mëparshme të biznesit dhe informacionet historike, dhe se rezultatet dhe informacionet e tilla operative nuk janë domosdoshmërisht tregues i rezultateve të ardhshme të biznesit.

Lidhjet te faqet e tjera

Kjo Faqe mund të ofrojë qasje në faqet e tjera të internetit. Mondelēz International nuk i kontrollon këto faqe dhe qasjen e tyre e bëni ekskluzivisht duke marrë përsipër vetë rrezikun. Mondelēz International gjithashtu nuk mbështet ose miraton produktet ose informacionet e ofruara në faqet që vizitoni përmes kësaj Faqeje. Kontrolloni adresën URL (Uniform Resource Locator) të shënuar në shfletuesin tuaj të Internetit për të përcaktuar nëse jeni ende në këtë Faqe të kompanisë Mondelēz International ose keni kaluar në një faqe tjetër interneti.

Paralajmërim lidhur me deklaratat për të ardhmen

Kjo faqe përmban “deklarata për të ardhmen” të përkufizuara në Ligjin e Reformës në fushën e proceseve gjyqësore administrative lidhur me Letrat me Vlerë të SHBA-së të vitit 1995. Këto deklarata në kohën e përpilimit të tyre ishin bazuar në pritjet e atëhershme të ngjarjeve të ardhshme. Nëse ndonjë nga këto supozime që shërbente si bazë rezulton e pasaktë apo e panjohur, ose në qoftë se rreziqet ose pasiguritë materializohen ose janë realizuar, rezultatet reale mund të ndryshojnë materialisht ose tashmë janë të ndryshme nga ajo që ishin pritshmëritë dhe parashikimet e kompanisë Mondelēz International në këto deklarata.

Juridiksioni

Mondelēz International kontrollon këtë Faqe dhe e administron atë nga selia e kompanisë në Deerfield, Illinois, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne asnjëherë nuk garantojmë ose nënkuptojmë se materialet ne Faqe janë të përshtatshme për përdorim jashtë Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Nëse përdorni Faqen nga një vendndodhje jashtë Shteteve të Bashkuara, ju jeni vetë përgjegjës për respektimin e të gjitha ligjeve lokale në fuqi. Ju nuk mund të përdorni ose të eksportoni materiale nga Faqja duke shkelur ligjet dhe rregulloret e eksportit të SHBA-së. Çdo pretendim dëmshpërblimi në lidhje me faqen e internetit ose përdorimin nga ana juaj të faqes së internetit, do të drejtohet nga ligjet e brendshme materiale të shtetit të Illinois, pavarësisht nga konflikti i dispozitave të ligjeve, dhe ju pranoni juridiksionin e gjykatave shtetërore apo federale amerikane që ndodhen në Cook County, Illinois për çdo procedurë ligjore që lind direkt ose indirekt nga ose në lidhje me këtë Faqe.

Ndryshimet e faqes së internetit dhe të këtyre kushteve

Duke ofruar material në këtë Faqe, Mondelēz International nuk premton që ky material do të mbetet në dispozicion për ju. Kompania Mondelēz International është e autorizuar të ndërpresë të gjitha ose një pjesë të kësaj faqeje në çdo kohë pa paralajmërim. Mondelēz International gjithashtu rezervon të drejtën për të ndryshuar termat, kushtet dhe njoftimet për këtë Faqe në çdo kohë, duke përditësuar këto postime, dhe përdorimi i Faqes nga ana juaj pas çdo ndryshimi të tillë do të konsiderohet si aprovimi juaj për kushtet e tilla të modifikuara. Ju pranoni që të shikoni rregullisht këto kushte për të parë nëse ka ndonjë ndryshim. Disa dispozita të këtyre kushteve mund të zëvendësohen me njoftime ligjore ose kushte të shënuara në mënyrë eksplicite në faqe të caktuara të këtij uebsajti.

Ndërprerja e kontratës

Kjo marrëveshje është në fuqi deri në ndërprerjen me iniciativën e njërës nga palët. Ju mund ta ndërpritni këtë Marrëveshje në çdo kohë, duke shkatërruar të gjithë materialin e marrë nga kjo Faqe, së bashku me të gjithë dokumentacionin përkatës dhe të gjitha kopjet dhe instalimet. Mondelēz International mund ta përfundojë këtë Marrëveshje në çdo kohë dhe pa paralajmërim nëse, sipas gjykimit të saj, konsideron se keni shkelur ndonjë dispozitë ose kusht të kësaj Marrëveshjeje. Pas ndërprerjes, ju duhet t’i shkatërroni të gjitha materialet.

Të tjera

Nëse ndonjë dispozitë e kësaj kontrate është e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme, dispozitat e tjera të marrëveshjes do të mbeten në fuqi. Kjo është një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis jush dhe kompanisë Mondelēz International në lidhje me të gjitha segmentet e përdorimit tuaj të kësaj Faqeje.

© 2018 Mondelēz International, Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.