Politika e kukive

Çfarë janë kukit?

Kuki është një skedar i vogël me të dhëna që mbetet i regjistruar në kompjuterin tuaj brenda shfletuesit të internetit pasi keni vizituar faqe të caktuara të internetit. Kuki nuk përmban, as mbledh të dhëna në izolim, por kur një server i lexon ato përmes shfletuesit të internetit; kuki mund të sigurojë informacione për të lehtësuar përdorimin e shërbimeve me anë të regjistrimit, krahas të dhënave të tjera, të opsioneve të dëshiruara të përdoruesit për të zbuluar gabimet ose për të mbledhur të dhënat statistikore. Kuki nuk do të dëmtojë kompjuterin tuaj, as nuk do të regjistrohen të dhënat personale të një personi gjatë vizitës në këtë faqe. Për më shumë detaje se si përdoren kukit në këtë faqe, ju lutemi shihni lidhjen “Si përdorim kukit”. Përdorimi i plotë i faqes sonë kërkon instalimin e kukive. Nëse dëshironi të ndaloni disa nga kukit e instaluara, ndoshta do të jeni ende në gjendje të shfletoni faqen. Megjithatë, disa veçori të kësaj faqeje mund të çaktivizohen. Shumica e shfletuesve të internetit (siç janë Internet Explorer, Mozilla Firefox, Safari dhe Google Chrome) kanë kuki të aktivizuara automatikisht. Mund të vendosni nëse dhe deri në çfarë mase kukit do të kenë qasje në kompjuterin tuaj duke ndryshuar cilësimet e shfletuesit që përdorni. Shihni lidhjen “Menaxhimi i kukive” ku mund të zbuloni se si mund të kontrolloni dhe të ndryshoni cilësimet e kukive në kompjuterin tuaj. Vini re se nëse nuk bëni asnjë ndryshim, kjo do të thotë që ju pranoni cilësimet e shfletuesit të parazgjedhur dhe që keni pranuar aktivitetin e kukive. Nëse nuk pajtoheni me këtë, ndryshoni cilësimet në shfletuesin tuaj dhe kufizoni ose ndaloni kukit.

Ky njoftim është konceptuar si pjesë e përpjekjeve tona në përputhje me rregulloret e fundit dhe tregon se jemi të hapur, të sinqertë dhe të qartë kur bëhet fjalë për privatësinë e përdoruesve tanë. Ju lutemi shihni lidhjen tonë “Politika e privatësisë” për më shumë detaje.

Si përdorim kukit?

Ju mund të vini re praninë e llojeve të ndryshme të kukive që shfaqen gjatë kohës që jeni duke shfletuar këtë faqe. Ne përdorim tre lloje kukish:

  • Kukit e seancës, të cilat fshihen automatikisht pas çdo vizite;
  • Kukit permanente, të cilat qëndrojnë aty ku janë gjatë shumë vizitave në një faqe të caktuar;
  • Kukti e palëve të treta, që përdoren nga faqet partnere të internetit, dhe që janë të integruara në faqen tonë të internetit ose në faqen me të cilën jemi të lidhur.

Kukit e seancës

Kukit e seancës ju mundësojnë të kryeni funksionet bazë në një faqe, si kujtimi i artikullit në fushë që përsëritet gjatë një sesioni të kërkimit. Përveç kësaj, ato ndihmojnë në kufizimin e nevojës për transmetimin e të dhënave në Internet. Ata nuk ruhen në kompjuterin tuaj dhe zhduken pasi të keni mbaruar sesionin e kërkimit.

Kukit permanente

Ky lloj kuki na lejon të njohim vizitorët e shpeshtë anonimë të faqes sonë. Duke u bashkuar me një identifikues anonim të krijuar rastësisht, mund të regjistrohen informacione të veçanta kërkimi, siç janë informacionet kur keni hyrë në faqe, cilat faqe keni vizituar, opsionet që zgjidhni dhe rrugën e navigimit nëpër faqe. Duke monitoruar këto informacione, ne jemi në gjendje të përmirësojmë faqen, të korrigjojmë gabimet dhe të përmirësojmë përmbajtjen.

Ne përdorim softuerin Adobe SiteCatalist për të analizuar përdorimin e faqes, ndërveprimin e faqeve dhe mënyrën e lëvizjes nëpër faqet tona. Kjo quhet “metrika e uebsajtit” ose “analitika”. Ne nuk regjistrojmë asnjë informacion personal si pjesë e këtij procesi.

Kukit e palëve të treta

Kur vizitoni faqen tonë, mund të vëreni se disa kuki nuk kanë të bëjnë me Mondelez International. Nëse vizitoni një faqe që ka përmbajtje të integruara, për shembull nga Facebook ose YouTube, këto faqe mund t’ju dërgojnë kuki. Ne nuk e kontrollojmë krijimin e këtyre kukive, prandaj ju sugjerojmë që të kontrolloni faqet e internetit të palëve të treta për më shumë detaje rreth kukive të tyre dhe si t’i menaxhoni ato.

Menaxhimi i kukive

Aktivizimi ose çaktivizimi i kukive

Nëse nuk e dini llojin dhe versionin e shfletuesit të internetit që përdorni për të kërkuar në internet, klikoni lidhjen “Help” (Ndihma) në krye të dritares së shfletuesit dhe pastaj klikoni opsionin “About” (Informacione). Kështu do të shfaqet informacioni që ju nevojitet.

Internet Explorer

Microsoft Internet Explorer 6.0, 7.0, 8.0

Klikoni opsionin “Tools” (Mjetet) në krye të dritares së shfletuesit dhe zgjidhni “Internet options” (Opsionet e internetit) dhe pastaj klikoni skedën “Privacy” (Privatësia). Kontrolloni nëse niveli juaj i privatësisë është i vendosur në nivelin mesatar (Medium) apo të ulët (Low), pas së cilit do të mundësohen kukit në shfletuesin tuaj. Cilësimet mbi nivelin e mesëm do të çaktivizojnë kukit.

Google Chrome (versioni më i fundit)

Klikoni në ikonën e ingranazhit në këndin e sipërm të djathtë të dritares së shfletuesit dhe zgjidhni opsionin “Settings” (Cilësimet). Klikoni “Show advanced settings” (Shfaq cilësimet e avancuara) në pjesën e poshtme dhe gjeni seksionin “Privacy” (Privatësia). Klikoni mbi “Content Settings” (Cilësimet e përmbajtjes) dhe në kuadër të seksionit për kukit në krye, zgjidhni opsionin “Allow local data to be set” (Lejo vendosjen e të dhënave lokale) për të aktivizuar kukit. Për të çaktivizuar kukit, zgjidhni opsionin “Block sites from setting any data” (Blloko faqet nga vendosja e të dhënave). “Block third-party cookies and site data” (Blloko kukit e palëve të treta dhe të dhënat e faqes) dhe “Clear cookies and other site and plug-in data when I close my browser” (Fshij kukit, faqet e tjera dhe të dhënat hyrëse kur e mbyll shfletuesin tim).

Mozilla Firefox

Kliko në “Tools” (Mjetet) në krye të dritares së shfletuesit dhe zgjidhni “Options” (Opsionet). Pastaj, zgjidhni ikonën “Privacy” (Privatësia) në krye të dritares që shfaqet. Zgjidh opsionin “Accept cookies from sites” (Prano kukit nga faqet) për të mundësuar kukit. Nëse dëshironi të çaktivizoni kukit, atëherë çaktivizojeni këtë opsion.

Safari

Klikoni ikonën e rrotës në këndin e sipërm të djathtë të shfletuesit dhe zgjidhni “Preferences” (Preferencat). Kliko në ikonën “Privacy” (Privatësia) në krye të dritares që shfaqet. Zgjidh opsionin “Block third-party and advertising cookies” (Blloko kukit e palëve të treta dhe kukit e reklamave). Nëse dëshironi të çaktivizoni plotësisht kukit, ju lutemi zgjidhni opsionin “Never” (Asnjëherë).